LAJMI I FUNDIT:

Durmishi: Do të na shkoj i gjithë mandati duke rregulluar problemet e trashëguara të shpronësimeve

Durmishi: Do të na shkoj i gjithë mandati duke rregulluar problemet e trashëguara të shpronësimeve

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi thotë se i gjithë viti 2021 i ka shkuar qeverisë duke bërë rregullimin e çështjeve të shpronësimeve.

Durmishi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kur kanë ardhur në detyrë janë përballë me probleme të mëdha me shpronësimet e pronarëve që shteti ua ka marrë tokat për ndërtimin e rrugëve.

“Kur kemi ardhur në Qeveria e kemi gjetur buxhetin e miratuar. Ka shumë projekte që kanë filluar për një kohë të gjatë e janë zvarritur me vite e që tash ne duhet të zgjidhim këto probleme. Kemi gjetur buxhetin me 2.2 milionë euro për të gjitha shpronësimet në Kosovë. Shumica e kontratave problemet kryesore i kanë me pronat. Kjo tregon se qeveria paraprake nuk e ka pas në plan të vazhdojë asnjërin nga projektet e nisura”, tha ai, përcjell Telegrafi.


“Me rishikimin e buxhetit në qershor rritëm buxhetin në 4 milionë, derisa në fund të vitit 2021 arritëm të paguajmë shpronësime prej 23 milionë euro. Kemi gjetur borxh 182 milionë euro borxhe për shpronësime”.

Durmishi thotë se në situatën aktuale të shpronësimeve nuk mund të pritet progres në ndërtimin e rrugëve.

“Me borxhe 182 milionë euro, me qenë ekonomisti më i mirë në botë nuk mund t’i zgjidhësh problemet e trashëguara. Neve do të na duhen disa vite për t’i zgjidhur këto probleme. Pra neve na shkon i gjithë mandati për të zgjidhur problemet që na kanë lënë”.

Durmishi thotë se kjo qeveri duhet të kompensojë pronarët e tokave për 12 rrugë që janë ndërtuar shumë moti në mënyrë që të mos përfundojë shteti në procedura gjyqësore.

Zëvendësministri i Infrastrukturës thotë se traseja e rrugës Kijevë-Zahaq është anuluar për shkak të disa anomalive në lidhje me shpronësimet.

“Në vlerësimin fillestar shpronësimet janë vlerësuar se kushtojnë rreth 8 milionë euro, derisa në fund komisionet e Ministrisë së Financave kanë ardhur në përfundim se shpronësimet kapin vlerën e mbi 40 milionë eurove”.

Durmishi thotë se edhe traseja e anuluar e rrugës Kijevë-Zahaq thotë se ishte shumë e çuditshme.

“Aq shumë kishte zig-zage në projekt sikurse të ishin ndjekur prona të personave të caktuar”, tha ndër të tjera Durmishi.

Ai thotë se për rrugën Kijevë-Zahaq tashmë kanë dalë disa devijime që mund të marrin kohë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori