LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e armatosur në Istog, Policia arreston tre të dyshuar

Grabitja e armatosur në Istog, Policia arreston tre të dyshuar
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Istog, të cilët dyshohen se më 26 mars kishin kryer një grabitje të armatosur.

Rasti kishte ndodhur në fshatin Suhogerll të Istogut, transmeton Telegrafi.

“Më datë 26.03.2022, rreth orës 16:00, Policia është njoftuar se në fshatin Suhogerll- Istog, tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar veturën e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë, të dyshuarit nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që viktimat njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti. Viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga të dyshuarit nga viktimat kanë marrë: nëntëqind (900) euro, dy (2) telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy (2) kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur”, njofton Policia.


Po dërgonte porosi në Istog – tre persona të maskuar e ndalojnë dhe i marrin veturën, telefona dhe para
Lexo po ashtu Po dërgonte porosi në Istog – tre persona të maskuar e ndalojnë dhe i marrin veturën, telefona dhe para

Tutje, Policia bën të ditur se rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Stacioni Policor Istog dhe njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, ku pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 30.03.2022, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre  të dyshuarit e këtij rasti.

“Më qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri (3) lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) armë të gjata tre karikator”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se, pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy (2) të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë te rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori