LAJMI I FUNDIT:

Po dërgonte porosi në Istog – tre persona të maskuar e ndalojnë dhe i marrin veturën, telefona dhe para

Po dërgonte porosi në Istog – tre persona të maskuar e ndalojnë dhe i marrin veturën, telefona dhe para
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje që ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në komunën e Istogut.

Sipas raportit të policisë, thuhet se viktima mashkull  kosovar punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se derisa ishte duke e dërguar një porosi, është ndaluar nga tre të dyshuar të maskuar të cilët nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur veturën me targa lokale, dy telefona, disa para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.


Vetura me pas është gjetur e braktisur në një fshat tjetër.

Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/