LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk dihet se ku do të vuajnë dënimin të akuzuarit e Speciales, nëse potencialisht ndonjëri shpallet fajtor

Ende nuk dihet se ku do të vuajnë dënimin të akuzuarit e Speciales, nëse potencialisht ndonjëri shpallet fajtor

Gjykata Speciale akoma nuk ka vendosur se ku do t’i dërgoj të dënuarit potencial nga rastet që po trajtohen atje.

Nga Specialja kanë thënë se këtë vendim do ta marrin pasi të ketë dënime të formës së prerë. Sipas Ligjit, të dënuarit nuk mund ta vuajnë dënimin as në Kosovë e as në Holandë.

Brenda 90 ditësh Gjykatës Speciale do t’i duhet të marrë vendim për rastin e parë që është duke e gjykuar.


Mirëpo, përkundër kësaj, Specialja akoma nuk ka vendosur se ku do t’i dërgoj të dënuarit potencial të saj.

Deri tash, është raportuar se disa shtete kanë shprehur gatishmërinë për t’i pranuar të dënuarit e Speciales por kjo listë është konfidenciale.

Nga ky institucion, në një përgjigje për Radio Televizionin Dukagjini, kanë thënë se përzgjedhja nga kjo listë e shteteve i takon Kryetares së Dhomave të Specializuara.

“Nëse një i akuzuar shpallet fajtor dhe dënohet me burgim, i takon Kryetarit të Dhomave të Specializuara, pasi ta kenë dëgjuar të akuzuarin, të caktoj se në cilin shtet do të vuajë dënimin  personi i dënuar, në përputhje me nenin 50 të Ligjit. Derisa të dënohet, nuk do të vendoset se në cilin shtet do ta vuajë dënimin”, thuhet në njoftimin e Speciales.

E sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara, kushtet e burgimit do të rregullohen sipas ligjit në shtetin në të cilin të dënuarit potencial do ta vuajnë dënimin.

Po sipas këtij Ligji, dënimi me burgim bëhet në një vend të tretë, pra jo në Kosovë e as në Holandë, ku e ka selinë Specialja.

Por, sipas avokatit Artan Qerkini, i akredituar në këtë institucion, ndryshimet nuk janë të pamundura.

“Nuk e shoh si të pamundur, mirëpo unë ju referova dispozitës ligjore e cila thotë se Dhomat e Specializuara duhet të arrijnë një marrëveshje me një shtet të tretë dhe referuar kësaj dispozite ligjore del se ata do të duhej eventualisht ta vuanin dënimin në një shtet të tretë, që është për mendimin tim e pakuptimtë, sidomos nëse merren parasysh veprat për të cilat ata edhe akuzohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Artan Qerkini.

Në të kaluarën, në Hagë në Tribunalin për krimet në ish-Jugosllavi janë zhvilluar edhe disa procese gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradin Balaj kishte qenë një prej të dënuarve me burgim.

Balaj pesë vjet i kishte kaluar në Hagë, ku ishte mbajtur në paraburgim, kurse pjesën tjetër të dënimit të formës së prerë e kishte përfunduar në Lyon të Francës.

Disa prej familjarëve të Balajt, i kanë treguar Televizionit se procedurat e vizitave të tyre në Francë, kanë qenë të njëjta me ato në Holandë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori