LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri britanik: Vladimir Putini është kriminel lufte

Ish-kryeministri britanik: Vladimir Putini është kriminel lufte

Ish-kryeministri britanik David Cameron tha se presidenti rus Vladimir Putin është kriminel lufte – duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar “duhet ta kryejë detyrën ekonomike ashtu siç po e kryejnë në aspektin ushtarak forcat e armatosura të Ukrainës”.

Cameron i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, që të mos marrin pjesën në samitin e radhës së G20 që do të mbahet në nëntor në Bali të Indonezisë – nëse Putin ftohet dhe mund të merr pjesë, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Chernihivit thotë se Rusia ka rritur intensitetin e sulmeve në këtë qytet të Ukrainës
Lexo po ashtu Kryetari i Chernihivit thotë se Rusia ka rritur intensitetin e sulmeve në këtë qytet të Ukrainës

“Është e paimagjinueshme, që presidenti amerikan të ulet pranë dikujt që është kriminel lufte. Putin po bombardon civilët në shtëpitë e tyre, shkollat dhe spitalet”, tha Cameron gjatë një interviste dhënë për CNN.


Ish-kryeministri britanik u shpreh i bindur se Britania duhet të “bëjë çfarëdo që mundet” për ta ndihmuar palën ukrainase në veprimet ushtarake – duke përfshirë këtu rritjen e presionit duke i vënë sanksione tjera Rusisë.

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, thotë se Putini nuk e ka situatën nën kontroll
Lexo po ashtu Ish-ambasadori amerikan në Rusi, thotë se Putini nuk e ka situatën nën kontroll

“Duhet të dimë se derisa nuk mund të fusim trupat tona dhe të aplikojmë një zonë të ndalim-fluturimit nga frika se konflikti mund të zgjerohet – duke të bëjmë gjithçka tjetër që mundemi”, shtoi Cameron. /Telegrafi/