LAJMI I FUNDIT:

Jim Carrey: Do të kisha paditur Will Smithin me 180 milionë euro për shuplakën në “Oscars”

Jim Carrey: Do të kisha paditur Will Smithin me 180 milionë euro për shuplakën në “Oscars”

Jim Carrey do të kishte pasur një reagim shumë më ndryshe se Chris Rock, nëse do të ishte ai që u godit nga Will Smith në “Oscars 2022”.

Duke folur për Gayle King të CBS News të hënën, aktori tha se do të kishte ngritur menjëherë një padi të rëndë kundër fituesit të ‘Aktorit më të mirë’.

“Unë do të kisha njoftuar këtë mëngjes se do të paditja Willin për 200 milionë dollarë”, tha Carrey, 60 vjeçar. “Sepse ajo video do të ngelet përgjithmonë. Do të jetë kudo. Kjo fyerje do të zgjasë shumë”.


Jim Carrey (Foto: YouTube)

Ylli i “Dumb and Dumber” vazhdoi duke thënë se ishte po aq i tmerruar nga reagimi në dukje pozitiv i audiencës ndaj tij.

Jada Pinkett Smith thyen heshtjen duke reaguar për herë të parë pas skandalit të Will në “Oscars”: Është një sezon për shërim dhe jam këtu për të
Lexo po ashtu Jada Pinkett Smith thyen heshtjen duke reaguar për herë të parë pas skandalit të Will në “Oscars”: Është një sezon për shërim dhe jam këtu për të

Carrey beson se arsyeja pse Rock, 57 vjeç, deri më tani ka zgjedhur të mos ngrejë akuza kundër Smith, 53 vjeç, është sepse “ai nuk dëshiron sherr”.

Jim Carrey (Foto: YouTube)

Ai tha gjithashtu se mendon se Smith mund të kishte gjetur mënyra të tjera për të treguar mosmiratimin për goditjen – drejtuar gruas së tij, Jada Pinkett Smith – pa vënë duart mbi komedianin.

“Nëse doni të bërtisni nga audienca dhe të mos e miratoni… ose të thoni diçka në Twitter ose çfarëdo tjetër vazhdoni”, argumentoi ai. “Ti nuk ke të drejtë të ngjitesh në skenë dhe të godasësh dikë në fytyrë”.

Siç u raportua nga mediat e huaja, Smith nxitoi në skenë gjatë ceremonisë së ngjarjes së çmimeve për të goditur Rockun pasi bëri shaka me kokën tullace të Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Pas gjithë kësaj, Smith i kërkoi falje aktorit e po ashtu edhe Akademisë së Filmit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori