LAJMI I FUNDIT:

Nimoni: Shpenzimet për të akuzuarit nga Specialja ishin jo transparente

Nimoni: Shpenzimet për të akuzuarit nga Specialja ishin jo transparente

Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni ka thënë se nuk ka pasur transparencë në lidhje me financimin e mbrojtjes së të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

“Shpenzimet kanë qenë të pa qasshme për publikun. Ne kemi bërë disa ndryshime dhe këto shpenzime tashmë mund t’i shohin të gjithë. Meqë janë para të buxhetit publik ato duhet të jenë transparente për publikun”, tha Nimoni në RTV Dukagjini.


Ai thotë se institucionet janë përkujdesur që të ndahen mjete materiale për mbrojtjen e të akuzuarve aq sa të jetë e arsyeshme.

“Jemi duke shikuar për mundësinë nëse do të duhet te jete një tavan i këtyre shpenzimeve. Sidoqoftë mbrojtësit angazhohen nga vetë personat që po përballen me procesin. Ne jemi përkujdesur që shuma që ndahet për mbrojtjen e të akuzuarve të jetë e arsyeshme që është edhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Do të shikojmë edhe më tutje se si do të veprojmë në të ardhmen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nimoni ka folur edhe për vizitën e ministres Albulena Haxhiu në Hagë.

“Ata janë shtetasit tanë dhe ne kemi shkuar në Hagë për të gjithë. Vizita është zyrtare dhe aty nuk është vetëm ministrja haxhiu por edhe deputetë të ndryshëm. Vizita ka për qëllim të njoftohet me kushte në të cilat ndodhen njerëzit e Kosovës”, tha ndër të tjera Genc Nimoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori