LAJMI I FUNDIT:

Jada Pinkett Smith thyen heshtjen duke reaguar për herë të parë pas skandalit të Will në “Oscars”: Është një sezon për shërim dhe jam këtu për të

Jada Pinkett Smith thyen heshtjen duke reaguar për herë të parë pas skandalit të Will në “Oscars”: Është një sezon për shërim dhe jam këtu për të
Foto: Getty Images

Jada Pinkett Smith ka thyer heshtjen në lidhje me skandalin e bashkëshortit të saj, aktorit Will Smith, në “Oscars 2022”.

Ajo ka bërë një reagim për herë të parë pak ditë pas ngjarjes tronditëse që njëherësh ishte e pazakontë në një ceremoni të ndarjes së çmimeve.


Kjo erdhi pasi Will i kishte rënë shuplakë komedianit Chris Rock, duke qenë se ishte tallur me kokën tullace të Pinkett Smith, ndërkohë që po prezantonte një çmim të dielën në mbrëmje, në “Oscars”.

“Ky është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për të”, ndau aktorja në llogarinë e saj personale në Instagram.

Smith që atëherë i ka kërkuar falje drejtpërdrejt Rockut dhe Akademisë së Filmit.

Momenti kur Will goditi me shuplakë Chris Rock (Foto: Chris Pizzello)

Tani, Pinkett Smith po fokusohet në shërimin e këtij problemi shëndetësor i njohur si alopecia areata, i cili çon në rënien e flokëve.

Çfarë është alopecia areata, çrregullimi auto-imun nga i cili vuan Jada Pinkett Smith?
Lexo po ashtu Çfarë është alopecia areata, çrregullimi auto-imun nga i cili vuan Jada Pinkett Smith?

Aktori i humorit kishte thënë se mezi po pret ta shohë atë në “GI Jane 2”, duke e krahasuar me pamjen e Demi Moore në “GI Jane”.

Pinkett ka qenë duke luftuar me alopecinë dhe ka folur publikisht për këtë gjendje në vitin 2018, në një episod të emisionit amerikan fitues të çmimit Emmy “Red Table Talk”.

Incidenti përfundoi me Rockun duke thënë se nuk do të bënte më shaka me Pinkett Smith dhe se nuk kishte njohuri rreth sëmundjes së saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori