LAJMI I FUNDIT:

​Procesi gjyqësor ndaj Mustafës, përfundon dëgjimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtjes

​Procesi gjyqësor ndaj Mustafës, përfundon dëgjimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtjes

Ahmet Ademi, dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se ekziston njësia BIA dhe se nuk ka njohur ndonjë pjesëtar të saj.

Ai i ka thënë turpit gjykues që në Kryqin e Kuq të Kosovës vinin disa persona për të marrë pajisje mjekësore e gjëra ushqimore për civilët dhe se për të njëjtit kishte dëgjuar të tjerët të thoshin se i takojnë BIA-s.

Ademi, i cili ka treguar se gjatë periudhës së luftës ka shërbyer në Kryqin e Kuq të Kosovës, ka thënë se Salih Mustafën e ka parë derisa ka ardhur të marrë gjëra në zyre.


Ai ka thënë se nga të tjerët që punonin në zyrën e Kryqit të Kuq kishte dëgjuar se personat që vinin ishin nga BIA dhe se pjesë e tyre ishte komandant Cali.

“Unë për vete nuk kam qenë në dijeni se nuk i kam njohur askënd, por i kam dëgjuar të zyrat që thoshin se erdhën pjesëtarët këta të BIA-s erdhën të marrin sende, ndër ta ka qenë komandanti, ndër ta ka qenë Salihi, atëherë e quanin Cali, as unë emrin nuk ia kam ditë, e quanin Cali, i merrte gjërat me disa persona të tjerë, i merrnin gjëra, ushqimore, medikamente, qumësht për fëmijë, i mbushnin torbat dhe vazhdonin rrugën, ajo ka qenë dy apo tre herë të ne në atë kohë. Aty e kam dëgjuar fjalën BIA, se as nuk kam qenë në ngjarje, as sot nuk e di çka do të thotë fjala BIA”, ka thënë Ademi.

Ai ka thënë se Salih Mustafën e takuar disa herë gjatë periudhës së luftës.

Dëshmitari ka thënë se zyra e Kryqit të Kuq nuk ka marrë urdhra nga askush dhe as nga ndonjë brigadë apo njësi e UÇK-së.

Ademi ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veçse u ka shërbyer atyre dhe popullit të Kosovës si anëtar i Kryqit të Kuq.

Ai ka thënë se në vitin 1997 serbët e kishin larguar nga Kryqi i Kuq dhe pastaj ishte pjesë e themelimit të Zyrës së Kryqit të Kuq të Kosovës.

Emrin e tij në listën e veteranëve të luftës së UÇK-së, Ademi e ka arsyetuar si respekt të cilin ka thënë se e kanë bërë të tjerët, për shkak të kontributit që ka dhënë si ndihmës.

“Në shërbim të UÇK-së, anëtar i UÇK-së, nuk kam qenë, kam qenë vetëm punëtor i ndihmës që i kam bartur sendet dhe i kam dërguar nëpër pika të ndryshme, si në Drenicë, Llap, Gollak, Karadak, Gjilan, por për hir të atyre, se nuk jam i vetmi unë në listë, por ka edhe shumë të tjerë që janë futur në listë njerëz të cilët kanë dhënë kontributin e vet. Nuk është e thënë vetëm të kapësh armën dhe të dilësh për të luftuar, por është e thënë se edhe kush ka dhënë kontribut, dhe këtë pasi e kanë bërë Nehati e këta të tjerët më kanë treguar se më kanë futur në listën e veteranëve për kontributin e dhënë gjatë periudhës ’98-99”, ka thënë ai.

Ademi ka shtuar se nuk e ka pranuar ndihmë financiare nga shteti në emër të statusit të veteranit.

Gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë do të vazhdojë nesër me dëgjimin e dëshmitarit të tretë të mbrojtjes.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori