Sot janë mbushur 23 vjet nga masakra në fshatin Izbicë të Skenderajt.
Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, kishin ndarë 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.
Edhe sot në po këtë datë pas 23 vjetësh mes lotëve dhe dhimbjes kujtohen të vrarët e Izbicës.
Hylë Shala, të cilës i është vrarë burri dhe djali, për Telegrafin kujton kohën e luftës dhe përjetimet e asaj kohe.
“Unë të vdekur këtu e kam djalin. Po ndihem e mërzitur sepse ata vdiqën në rinin e tyre, kurse ne ende jemi gjallë. Ne, tash po vazhdojmë po jetojmë dhe po rrisim jetima. Afër 6 javë kemi qëndruar në Shqipëri, të humbur të tretur kemi qëndruar atje, fëmijët e vegjël duke qarë e duke bërtitur. Na i kanë marrë në sy tonin, i kanë marrë me thika në fyt e neve duke na rrahur e shtypur”, tregoi ajo.
Nëna Hylë mes lotësh, rrëfen momentin kur paramilitarët serb ia kishin vrarë edhe burrin.
“Gjithmonë më rrin në mend ajo kohë, se çfarë na kanë bërë dhe çfarë kemi përjetuar ne. I kemi pasur thikat në qafë, kemi pritur çastin se kur po na mbysin derisa na i morën meshkujt të gjithë. Burrin e kam parë kur e kanë mbytë e kam parë kur ia kanë vendosur thikën në fyt”, rrëfeu ajo.
Ndërkaq Serbeze Dajaku Zebeli, tha se e ndjen dhimbjen e njëjtë sikurse para 23 vjetësh kur kujton faktin që askush nuk u gjykua e as nuk u dënua për masakrën e Izbicës.
“Ne dhimbjen e kemi të njëjtë si para 23 vitesh sikurse sot. Mua këtu më është vrarë babai, axha, djali i axhës dhe gruaja e axhës. Por ne kemi mërzi edhe më të madhe që vëllezërit tanë i marrin dhe i gjykojnë, të pafajshëm po ashtu ata i dërgojnë në gjyq të Hagës. Kurse për këto masakra nuk u gjykua askush dhe nuk u dënua askush. Pse?”, deklaroi Serbezja e bija e dëshmorit Osman Dajaku.
Fatë Qelaj nëna e Dafina Qelajt foshjës 6 muajshe, e cila u vra nga forcat serbe, e kujton çastin kur këta të fundit e kishin përplasur vajzën dhe e kishin mbytur.
“Dafina Qelaj është këtu e varrosur, vajza ime 6 muajsh. Më 28 mars kemi qenë të grumbulluar dhe ka pasur shumë njerëz kanë ardhur forcat serbe dhe i kanë ndarë, gratë në njërën anë fëmijët në anën tjetër dhe vjehrri im e ka pasur vajzën në dorë. Serbët e kanë përplasur vajzën duke e zvarritur vjehrrin dhe vajza ka vdekë. I kanë varrosur dhe i kanë nxjerrë prej varrezave prap. Pas 17 vjetësh e kam gjetur për herën e dytë. 17 vjet kam ardhur këtu te varri i thatë dhe kam qëndruar”, u shpreh Qelaj.
Ndryshe, bombardimet në fshatin Izbicë filluan gjatë natës së 27 marsit, kur një grup prej 50 ushtarëve, policëve dhe paraushtarakëve serbë hynë në fshat dhe vranë e masakruan shumë civilë.
Masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova