Atong Atem është artiste e shpërblyer me shumë çmimi. Me origjinë nga Etiopia dhe e lindur në Sudanin Jugor, momentalisht jeton në Melburn të Australisë. Përmes fotografisë i shpreh qëndrimet e veta sociale, përfshirë edhe ato politike. Ekspozita e Atemit, “Të jesh i/e vërtetë”, do të jetë e hapur në Muzeun e Imigracionit në Melburn, deri më 26 shtator të vitit 2022. Veprat e zgjedhura nga ditorja “Guardian”, Telegrafi i sjell si më poshtë.
Bigoa me erashkë: Si pjesë e Festivalit të vitit 2020 të Fotografisë, për Muzeun e Imigracionit në Melburn, Aton Atem ka krijuar një seri të fotove të përmasave të mëdha.
Demiji: Duke e kthyer objektivin te vetja dhe te komuniteti i saj – që për një kohë ka qenë subjekt i racizmit djathtist dhe i histerisë politike – Atem po zë vend meritor si artiste me ngjyrë në Australi.
Nancy 2, portret nga Meri Krik: “Të gjitha portretet nga Meri Kriku ishin fillimisht foto normale, derisa nuk nisi izolimi nga pandemia e kur – nga ecjet e përditshme në Meri Krik – fillova të mbledh lule, plastikë dhe gjësende tjera”.
Ruth-ja me velo: Për koleksionin e Muzeut të Imigracionit, portretet dinamike krijojnë një botë surreale të subjekteve.
Henna 1: Duke e eksploruar historinë më pak të njohur të kolonëve të parë afrikanë të Australisë, seria “Banksia” merret me historitë e migrantëve nga një perspektivë jokoloniale.
Nyandeng: Atem i nxjerr kuadrot nga një aspekt i fantazisë, me portalet e vogla mbi fytyrat e subjekteve, duke e ftuar shikuesin t’i shikojë ato përmes lentave surreale.
Vala e kuqe: Portretet e gjalla të Atemit ia kanë mundësuar çmimin e artit La Prairie që parasheh blerje të veprave në shumën e 50 mijë dollarëve – nga Galeria e Arteve të Uellsit të Ri Jugor – dhe 30 mijë dollarë për një rezidencë ndërkombëtare të artit në Cyrih, me veprat që do të shfaqen në Panairin Ndërkombëtar të Artit në Bazel.
Hamam 3: Vitet e formimit Atemi i kaloi duke e studiuar historinë e artit dhe duke u përshtatur me hegjemoninë e artit evropian që i përshkruante njerëzit me ngjyrë në formë të dëmshme dhe joreale.
Vala: Autoportretet e lira të Atemit përdorin kozmetikë dhe kostume për ta dhënë një prekje të këndshme vizive – intelektualisht të pakëndshme.
Eva në të gjelbrën: Vepër e ekspozuar në “Të jesh i/e vërtetë”.
Nancy, portret nga Meri Krik: “Mendoj se portreti është hartë”.
Uji 1: Atem frymëzohet pjesërisht nga fotografja Hoda Afshar, portreti i vitit 2018 i së cilës – i refugjatit kurdo-iraniane Behrouz Boochani – ishte simbol i qeverisë australiane për politikat e azilit.
Dit: Mënyra se si bota e bardhë e shikonte “të zezën e saj individuale”, u zbulua përmes fotografive etnografike bardhezi nga turistë kolonialë dhe antropologë.
Në lidhje me …: “Po është politike, gjinore dhe raciste”, thotë Atem. “Por, pse nuk është”?
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e “majorit” Xhafer Kananaj: Donte të ikte nga Shqipëria, u tall me Sigurimin e Shtetit
Historia e rrallë e ikonës së baletit, Isadora Duncan: Në Sarandë, pas vdekjes së dy fëmijëve
TI DHE UNË
Franz Kafka ose ankthi ekzistencial
“T’A DIJË SHQYPNIJA PRÁ, E SHEKLLI MBARË, SE MÂ MBAS SODIT UN S’JAM SHQYPTÁR”
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake