Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë 230 milionë euro.
Murati gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, po ashtu ka njoftuar se fondet e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) janë riorientuar.
“Fondet e MCC-së nuk kanë humbur, përkundrazi kemi rifilluar negocimin. Këto fonde janë riorientuar me kapacitete akumuluese të energjisë elektrike që është më tepër për axhendën e gjelbër dhe në anën tjetër për ngritjen e burimeve njerëzore”, tha Murati, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar se rritja e çmimeve në import dhe manipulimet e mundshme të tregtareve janë dy faktorët për rritjen e kostos së shportës së qytetarëve.
“Për sa i përket rritjes së çmimeve, janë dy faktorë. Rritja e çmimeve në import, që është fenomen botëror, jashtë çdo kontrolli të çfarëdo qeverie dhe e dyta është nga manipulimet që mund të bëhen në emër të këtij inflacioni nga tregtarët. Vazhdimisht kamë dëgjuar se te Qeveria është problemi e jo tregtarët kanë faj”, ka shtuar ai.
I pari i financave, ka përmendur disa nga vlerat që Qeveria e Kosovës ka ndarë për tejkalimin e krizës ekonomike në vend.
“Deri më tani kemi marr disa masa, pikë së pari subvencionimi i rrymës që mos të ketë rritje të çmimit për prodhuesit dhe amvisëritë që konsumojnë nën 800kWh. Janë 45 milionë euro për subvencionimin e familjeve dhe janë 25 milionë euro shtesë që shkojnë për pensionistët për këtë vit. Janë 10 milionë euro për subvencionimin e skemave të asistencës sociale, gjithashtu janë 10 milionë euro për rritjen e rezervave shtetërore. Po ashtu, janë rreth 20 milionë euro për t’i shtuar subvencionet në bujqësi. Pra, gjithsej janë 230 milionë euro në këto tre-katër muajt e fundit për t’i mbështetur qytetarët karshi rritjes së çmimeve”, ka përfunduar Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite