LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 në Maqedoni, këto janë statistikat zyrtare deri tani

COVID-19 në Maqedoni, këto janë statistikat zyrtare deri tani

Pandemia globale COVID-19 ndryshoi gjendjen në Maqedoni, duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore, sociale dhe ekonomike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.953.866 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 305.066, numri i të shëruarve është 293.819, numri i atyre që humbën jetën është 9.206 dhe numri i rasteve aktive është 2.041.

Në Maqedoni ekzistojnë disa masa parandaluese për shpërndarjen e virusit në mes popullatës, por tashmë të njejtat janë vetëm në formë zyrtare dhe të njejtat pritet të largohen këto muaj. /Telegrafi/