Dhjetë dëshmorët e familjes Rama janë përkujtuar në një tubim në Obiliq, ku u tha se sakrifica e tyre ishte drejtpërdrejt vazhdimësi dhe frymëzim i sakrificës së familjes Jashari nga Prekazi.
Dëshmorët e familes Rama, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë para 23 viteve nga forcat serbe me rastin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.
Për t’i nderuar të rënët e familjes Rama, sot u vendosën kurora lulesh pranë lapidarit në këtë qytet.
Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, rënien e anëtarëve të kësaj familjeje, përveç që e konsideroi si një ndër sakrificat më të larta për atdheun, theksoi se kjo ka qenë edhe një frymëzim i sakrificës së familjes Jashari.
“Kjo sakrificë, është sakrifica më e lartë që njeriu mund ta mendojë si flijim për atdhe. Dhe unë e konsiderojë sakrificën e familjes Rama drejtpërdrejt si vazhdimësi dhe si frymëzim i sakrificës së familjes Jashari nga Prekazi, për arsye se duke u frymëzuar prej shembullit të tyre është mënyra më e mirë se si të vdiste e si luftohet për ta mbrojtur lirinë dhe për ta mbrojtur atdheun”, vijoi Konjufca.
Konjofca shtoi se sakrifica e familjes në luftën për liri nuk është rënie momentale, por ajo garanton themelet e forta të shtetit.
“Kjo është një familje e madhe e Kosovës e cila u sakrifikua duke luftuar bashkë, burra dhe gra për lirinë e fëmijëve tonë, për lirinë e brezave që kanë ardhur. Sakrifica e dëshmorëve kurrë nuk është një rënie momentale e jetës. Rënia e dëshmorëve na i garanton themelet e forma të shtetit dhe të lirisë tonë, dhe na frymëzon e na jep shembull që edhe në të ardhmen kurdo e sa herë që është në rrezik atdheu, na tregon se s’di duhet të veprojmë saktë si mbrohet liria dhe si për liri nuk kursehet asgjë duke përfshirë edhe jetën e njeriut”, tha Konjufca.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi me këtë rast tha se familja Rama jo vetëm se ishte çerdhe e ilegalistëve por edhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Familja Rama jo vetëm atëherë por edhe gjatë gjithë periudhave kohore ishte një çerdhe e ilegalistëve fillimisht e pastaj edhe një çerdhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj e dimë të gjithë që kjo ditë sa është lavdi është edhe dhimbje për familjen Rama, për bashkëveprimtarët”, tha Gashi.
Më 27 mars 1999, kanë rënë Ismet Halil Rama (1945), me dy bijt e tij, Agron Ismet Rama (1969), dhe Albert Ismet Rama (1983). Faruk Izet Rama (1976). Xhevat Qamil Rama (1948), me dy bijat e tij, Shqipe Xhevat Rama (1980) dhe Syzana Xhevat Rama (1974). Bejtush Halil Rama (1959). Xheladin Qamil Rama (1954), me bashkëshorten e tij, Hamide Rama (1956)./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Mickoski: Qeveria vetëm momentalisht ndihmoi NQP Shkup-in, por nuk u zgjidh ende problemi përgjithmonë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë