LAJMI I FUNDIT:

Rusia kryen stërvitje në ishujt e diskutueshëm me Japoninë

Rusia kryen stërvitje në ishujt e diskutueshëm me Japoninë

Rusia ka thënë se po kryen stërvitje në ishujt që kontestohen nga Japonia, disa ditë pasi u tërhoq nga bisedimet e paqes në përgjigje të vendimit të Tokios për të vendosur sanksione ndaj Rusisë shkaku i agresionit në Ukrainë.

Katër ishuj – të cilët Rusia i quan Kurilet Jugore dhe Japonia i quan Territoret Veriore – janë objekt i një mosmarrëveshjeje më shumë se 70-vjeçare midis dy kombeve, raporton bbc.

Për shkak të mosmarrëveshjes, Rusia dhe Japonia nuk kanë nënshkruar ende një traktat paqeje për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.


Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se po tërhiqej nga negociatat me Japoninë që synojnë nënshkrimin e atij traktati, për shkak të qëndrimit të ashpër të Tokios kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Dhe tani, Distrikti Ushtarak Lindor i Rusisë thotë se do të kryejë stërvitje ushtarake në ishuj me më shumë se 3,000 trupa dhe qindra pjesë të pajisjeve të ushtrisë.

Japonia kishte dënuar më parë Rusinë për tërheqjen nga bisedimet e paqes dhe për ndalimin e projekteve të përbashkëta ekonomike në lidhje me ishujt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë

Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë

Evropa
Britania e Madhe ka vendosur të lejojë Ukrainën të përdorë raketat Storm Shadow në sulmet brenda territorit të Rusisë

Britania e Madhe ka vendosur të lejojë Ukrainën të përdorë raketat Storm Shadow në sulmet brenda territorit të Rusisë

Evropa
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Gjenden simbole misterioze në një pyll në Massachusetts

Gjenden simbole misterioze në një pyll në Massachusetts

Botë
Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Azia
Burri nga Massachusetts bleu një shtëpi 395,000 dollarë, pavarësisht paralajmërimeve se

Burri nga Massachusetts bleu një shtëpi 395,000 dollarë, pavarësisht paralajmërimeve se "ajo do të bie në oqean"

Amerika
Kalo në kategori