Nëse presioni i gjakut rritet gjatë qëndrimit në këmbë, rreziku i sulmit në zemër dhe goditjes në tru rritet
Një studim i ri tregon se faktori i rrezikut kardiovaskular është më i lartë nëse presioni rritet ndërsa jemi duke qëndruar në këmbë
Studiuesit e udhëhequr nga një profesor i mjekësisë në Universitetin e Padovës studiuan 1.207 njerëz të moshës 18 deri në 45 vjeç, të cilët kanë presion të lartë të gjakut – sistolik 140 deri në 159 mm Hg dhe diastolik 90 deri në 100 mm Hg, transmeton Telegrafi.
Pjesëmarrësit e studimit nuk morën terapi për të rregulluar presionin e gjakut dhe të gjithë u konsideruan se kishin një rrezik të ulët kardiovaskular bazuar në mënyrën e jetës dhe historinë mjekësore – mungesa e diabetit, insuficienca e veshkave ose sëmundjet e zemrës.
Presioni i pjesëmarrësve u mat disa herë derisa ishin në pozicion të shtrirë ose të ulur dhe më pas në këmbë. Për shumicën, presioni ra me 3.8 mesatarisht derisa ata ishin në një pozicion vertikal, por për disa u rrit me 11.4.
Në periudhën prej 17 vjetësh janë shënuar 105 sulme në zemër, goditje në tru dhe ngjarje të tjera të rënda kardiovaskulare.
Studimi arriti në përfundimin se një rritje e madhe e presionit të gjakut kur një person është në këmbë, krahasuar me atë kur është ulur ose shtrirë, është një tregues prognostik i një rreziku në rritje të atakut në zemër, goditjes në tru ose ngjarjeve të tjera kardiovaskulare.
Probabiliteti i një episodi të tillë ishte dy herë më i lartë te njerëzit që shfaqin rritjen më të madhe të presionit mes uljes dhe qëndrimit në këmbë.
– Gjetjet e studimit konfirmuan hipotezën tonë fillestare se një rritje e konsiderueshme e presionit të gjakut nga një pozicion shtrirë ose ulur mund të jetë i rëndësishëm si një prognozë tek të rinjtë me presion të lartë të gjakut – thotë Dr. Palanini.
– Na habiti që edhe një rritje relativisht e vogël e presionit të gjakut në pozicionin në këmbë, prej 6 deri në 7 mm Hg, është një tregues prognostik i ngjarjeve serioze kardiovaskulare afatgjata.
– Presioni i gjakut duhet të matet kur personi është në pozicion vertikal, veçanërisht te personat e rinj dhe të mesëm me hipertension, sepse kjo do t’i ndihmojë ata të fillojnë me kohë të pinë terapinë e duhur për të ulur presionin e gjakut, thotë kryesuesi i hulumtimit.
Rreth 40 për qind e njerëzve në mbarë botën vuajnë nga hipertensioni. Përveç rrezikut kardiovaskular, njerëzit e moshës së mesme që kanë presion të lartë të gjakut kanë një rrezik pesë herë më të lartë për dëmtime njohëse dhe dy herë më shumë rrezik të zhvillimit të demencës dhe sëmundjes Alzheimer. /Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze