LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi i Vulinit me luftë vlerësohet deklaratë boshe nga njohësi i çështjeve të sigurisë

Kërcënimi i Vulinit me luftë vlerësohet deklaratë boshe nga njohësi i çështjeve të sigurisë
Foto: Arkiv

Suspendimi i kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, ka nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se shkarkimi i gjyqtares serbe është hapi i parë drejt luftës mes dy shteteve.

Deklarata të tilla kërcënuese janë të shpeshta nga ana e Vulinit, por që njohësi i çështjeve të sigurisë së Kosovës, Avni Islami thotë se këto deklarata janë boshe.


Sipas Islamit, këto deklarata bëhen më shumë për konsum të brendshëm.

“Deklaratat e ministrit të mbrojtjes Vulin nuk janë të fundit, pasi që ai në vazhdimësi ka dhënë deklarata kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës, pra, ai madje ka shkuar aq larg sa është deklaruar edhe në kundërshtim me deklaratat e presidentit Vuçiq që Serbia do të veprojë ushtarakisht nëse është e nevojshme duke e mbrojtur ‘popullin ose komunitetin serb’.

Deklarata e fundit e tij, është e njëjtë kërcënuese ndaj vendit tonë. Mendoj që përfaqësuesit e komunitetit serb të cilët kanë marrë pjesë në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pra, thuajse në të gjitha nivelet, është në kundërshtim me vetë interesin e komunitetit serb. Pra mendoj se ata janë të manipuluar nga Aleksandar Vuçiq”, thotë ai.

Islami shton tutje se presidenti serb Vuçiq po i përdor serbët e Kosovës për qëllime personale.

“Ai është duke i përdorur serbët e Kosovës për qëllime personale në prag të zgjedhjeve në mënyrë që të marrë votat e komunitetit serb, të cilat janë rreth 30 mijë vota dhe mund ta vendosin edhe fatin e presidentit”, thekson tutje ai.

Islami thotë se Kosova është e mbrojtur nga NATO, prandaj edhe nuk sheh ndonjë rrezik të mundshëm.

“Nuk janë të rastësishme deklaratat tyre, të dy e dinë se Kosova është në mbrojte, dhe me marrëveshjen e Kumanovës asnjë veprim nuk mund të merret në territorin e Kosovës pasi që është agresion jo ndaj Kosovës, por agresionin ndaj Aleancës Veri-Atlantike. Këto janë deklarata boshe, dhe se unë nuk mendoj që një veprim i tillë nuk guxon ta marrë Serbia në krye me Vuçiqin dhe me ministrin e Mbrojtjes, Vulin. Janë deklarata për konsum të brendshëm, për vota”, është shprehur ai.

Suspendimi i kryetares së Gjykatës në veri të Mitrovicës, Vulin kërcënon me luftë
Lexo po ashtu Suspendimi i kryetares së Gjykatës në veri të Mitrovicës, Vulin kërcënon me luftë

Megjithatë, Islami ka thënë se institucionet e Kosovës duhet që gjatë gjithë kohës ta monitorojnë situatën, sepse rreziku mund të vijë nga brenda për ndonjë incident të mundshëm, duke shtuar më tej se nuk beson se mund të ketë destabilizim të situatës.

Ndryshe, Vulini kishte deklaruar se suspendimi i gjyqtares është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilin shqiptarët (Vulin ka përdorur termin fyes “šiptari) po e përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk mbledh një takim në Bruksel dhe ndalon çfarëdo aksioni të dhunës kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar nga urrejtja. Çfarëdo që të sjellin ditët në vijim, është e sigurt se Serbia ka bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe se e gjithë përgjegjësia për stabiliteti i rajonit tani varet nga Bashkimi Evropian, KFOR-i dhe Kurti”, tha Vulin.

Lidhur me suspendimin e Stevanoviqit ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke e cilësuar si “skandaloz” vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori