Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se në ditë të caktuara po dështojnë deri në 60 për qind e raketave ruse me sisteme drejtimi me precizet të lartë, thanë për agjencinë reuters tre zyrtarë amerikanë në dijeni të të dhënave të zbulimit.
Ky informacion i ri mund të ndihmojë për të shpjeguar se përse Rusia nuk ka arritur objektivat bazë që nga fillimi i sulmit të saj një muaj më parë, si p.sh. neutralizimin e forcave ajrore të Ukrainës, pavarësisht fuqisë së dukshme të ushtrisë së saj kundër forcave të armatosura të Ukrainës me përmasa shumë më të vogla.
Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, nuk dhanë prova për të mbështetur këtë vlerësim dhe nuk bënë të ditur se çfarë saktësisht po shkaktonte shkallën e lartë të dështimit të raketave ruse.
Agjencia e lajmeve reuters nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrat.
Kremlini dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
Një shkallë kaq e lartë e dështimit mund të përfshijë çdo gjë, nga defekte në lëshim, deri tek raketat që nuk shpërthejnë në goditje.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes u thanë gazetarëve këtë javë se Pentagoni vlerëson se Rusia ka lëshuar më shumë se 1100 raketa të të gjitha llojeve që nga fillimi i luftës. Zyrtarët amerikanë deri më tani nuk kanë thënë se sa prej tyre goditën objektivat e tyre dhe sa dështuan.
Duke cituar inteligjencën amerikane, tre zyrtarë amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara vlerësonin se shkalla e dështimit të Rusisë ndryshonte çdo ditë, se varej nga lloji i raketës që do të lëshohej dhe se ndonjëherë mund të kalonte nivelin 50%. Dy prej tyre thanë se arriti deri në 60%.
Një nga zyrtarët tha se të dhënat e zbulimit tregojnë se raketat ruse të lëshuara nga ajri kishin një shkallë dështimi në intervalin nga 20 për qind deri në 60 për qind, në varësi të ditës.
Rusia është parë duke vënë në përdorim dy lloje të raketave me vetëdrejtim të lëshuara nga ajri në Ukrainë, Kh-555 dhe Kh-101, sipas Projektit të Mbrojtjes nga Raketat, të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve reuters nuk mundi të përcaktojë se cila do të ishte një normë standarde e dështimit për raketat e lëshuara nga ajri. Dy ekspertë të intervistuar thanë se çdo shkallë dështimi prej 20% e lart do të konsiderohej e lartë.
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia lëshoi raketa me vetëdrejtim nga ajri nga hapësira ajrore ruse në fillim të këtij muaji, kur sulmoi një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polak dhe një nga zyrtarët amerikanë tha se kishte një shkallë veçanërisht të lartë dështimi gjatë këtij sulmi. Sulmi vrau 35 persona, sipas autoriteteve ukrainase.
Sulmet me raketa kanë qenë një tipar i pushtimit rus, dhe Rusia njoftoi për sulme kundër objektivave ushtarake, përfshirë depot e armëve.
Ofensiva ka vrarë mijëra persona dhe ka dëbuar një të katërtën e 44 milionë njerëzve të Ukrainës nga shtëpitë e tyre. Bombardimet kanë goditur zonat e banuara, shkollat dhe spitalet në qytetet e Ukrainës, përfshirë Kharkivin dhe qytetin port të rrethuar Mariupol, në Detin Azov.
Rusia, e cila thotë se ushtria e saj është e përfshirë në një “operacion special” në Ukrainë, mohon të ketë goditur civilët. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje