LAJMI I FUNDIT:

Dy javë pas problemeve shëndetësore, Hailey Bieber shfaqet në formë të mirë gjatë një dalje në Los Angeles

Dy javë pas problemeve shëndetësore, Hailey Bieber shfaqet në formë të mirë gjatë një dalje në Los Angeles

Modelja dhe bashkëshortja e këngëtarit të famshëm kanadez, Justin Bieber, Hailey është parë në publik dy javë pas ajo pësoi mpiksje gjaku në tru.

25-vjeçarja u pa të mërkurën (23 mars)  në Los Angeles duke ndjekur shërbimet në një kishë, teksa u paraqit me një veshje komode dhe sportive.

Duke kombinuar një bluzë të thjeshtë me ngjyrë të bardhë me pantallona portokalli të ndezur, xhaketë sipër dhe një palë këpucë.


Pamja e saj përfundoi me një palë syze të zeza dielli, çantë të zezë lëkure dhe një palë vathë të çmuar ari, shkruan DailyMail.

Hailey e cila edhe më parë kishte folur hapur për besimin e saj të krishterë u pa duke shkuar drejtë hyrjes së kishës, teksa më të nuk ishte bashkëshorti i saj i cili shpesh herë merr pjesë me të në shërbimin e së mërkurës.

Kujtojmë që në fillimi të këtij muaji, Hailey pësoi një frikë të madhe shëndetësore, të cilën ajo e zbuloi se ishte një ‘mpiksje gjaku në tru’ në një postim në llogarinë e saj në Instagramin e saj të shtunën e 13 marsit.

“Të enjten në mëngjes, isha ulur me bashkëshortin tim, kur fillova të kisha simptoma si goditje në tru dhe u dërgova në spital, ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh. Megjithëse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë”, ka shkruar Hailey ndër tjera në postim.

Ndërkohë, gjendjen shëndetësore të saj, Justin e diskutoi edhe gjatë koncertit të tij në Denver javën e kaluar teksa performanca e tij u ndërpre nga një defekt teknik.

Hailey Bieber shtrihet me urgjencë në spital pas një mpiksje gjaku në tru
Lexo po ashtu Hailey Bieber shtrihet me urgjencë në spital pas një mpiksje gjaku në tru

Gjatë një javë e gjysmë të kaluar, Hailey është rikthyer në jetën normale, ajo bëri daljen e saj publike në Los Angeles që nga shtrimi në spital gjatë fundjavës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Kalo në kategori