LAJMI I FUNDIT:

Ulje page për rinovimin dhe rol i ri në klub pas pensionimit: Çfarë do të ndodh me Ibrahimovicin te Milani?

Ulje page për rinovimin dhe rol i ri në klub pas pensionimit: Çfarë do të ndodh me Ibrahimovicin te Milani?

Klubi italian, Milani është gati t’i dorëzojë yllit suedez, Zlatan Ibrahimovic, një kontratë të re me ulje tw madhe page, por do t’i ofronte edhe njw rol trajneri ose drejtuesi pas pensionimit.

Me gjithë problemet e tij fizike këtë sezon, Milani është i lumtur të zgjasë kontratën e sulmuesit 40-vjeçar edhe për një vit tjetër.


Sipas gazetës La Gazzetta dello Sport, Milani dëshiron që Ibrahimovic, i cili aktualisht fiton 7 milionë euro në vit, të luajë sezonin e ardhshëm dhe synon ta bindë atë me një ofertë “dy në një”.

Zlatan Ibrahimovic e pranon se ka filluar të ketë një 'panik të vogël' për të ardhmen në futboll
Lexo po ashtu Zlatan Ibrahimovic e pranon se ka filluar të ketë një 'panik të vogël' për të ardhmen në futboll

Milani do t’i ofrojë Ibrahimovic një marrëveshje 12-mujore me vlerë dy milionë euro plus bonuse dhe potencialisht një bonus për nënshkrimin.

Stefano Pioli gjithashtu do të ishte i hapur për t’i ofruar suedezit një rol në stafin e tij në të ardhmen.

Rruga e Milanit dhe Ibrahimovic së bashku mund të vazhdojë edhe përtej karrierës së sulmuesit si futbollist, duke pasur parasysh se ekipi mund t’i ofrojë atij një rol drejtuesit, ku ai do të bashkohej me Paolo Maldinin dhe Ricky Massara.

Ibrahimovic ka shënuar tetë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke humbur 15 ndeshje për shkak të lëndimeve.

Megjithatë, përfundimi i sezonit dhe vera pritet të sqaroj përfundimisht të ardhmen e suedezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori