LAJMI I FUNDIT:

Hetuesit besojnë se Juventusi shkatërroi dokumentet, përfshirë marrëveshjen me Ronaldon

Hetuesit besojnë se Juventusi shkatërroi dokumentet, përfshirë marrëveshjen me Ronaldon

Hetimi për mashtrimin e mundshëm financiar të Juventusit vazhdon dhe prokurori i Torinos beson se klubi shkatërroi dokumente konfidenciale, duke përfshirë një marrëveshje private me Cristiano Ronaldon.

Zyrat u bastisën në shumë qytete në të gjithë Italinë dje si pjesë e hetimit në lidhje me mashtrimin e mundshëm financiar të Juventusit. Hetuesit tani janë duke u fokusuar në marrëveshjet e arritura nga Zonja e Vjetër për të ulur pagat e lojtarëve në mars 2020, pas pezullimit të Serie A për shkak të pandemisë COVID-19.

“Efektet ekonomike dhe financiare të mirëkuptimit të arritur janë pozitive për rreth 90 milionë euro për vitin financiar 2019/2020. Mirëkuptimi parashikon uljen e kompensimit për një shumë të barabartë me pagesat mujore të muajve mars, prill, maj dhe qershor 2020”, deklaronte Juventusi në një deklaratë.


Marrëveshja Juventus-Ronaldo: Prokuroria dhe Guardia di Finanza kërkojnë përgjime telefonike dhe dokumente
Lexo po ashtu Marrëveshja Juventus-Ronaldo: Prokuroria dhe Guardia di Finanza kërkojnë përgjime telefonike dhe dokumente

Ky vendim shkaktoi një efekt financiar pozitiv prej rreth 90 milionë euro, por prokurori i Torinos beson se lojtarët e Juventusit përfundimisht morën të paktën 60 milionë euro përmes marrëveshjeve private me klubin, të cilat nuk janë raportuar.

Midis dokumenteve të sekuestruara në selinë e klubit, hetuesit gjetën “disa të dhëna private të emërtuara në mënyra të ndryshme si pjesë e dy manovrave të pagave për vitet financiare 2019/2020 2020/21 dhe të pa depozituara në organet kompetente”.

Sipas raportit të La Gazzetta dello Sport, dje është bastisur edhe selia e Ëorld Soccer Agency, që i përket agjentit Alessandro Lucci. Lucci është përfaqësuesi i Leonardo Bonucci, Juan Cuadrado, Mattia Perin dhe Dejan Kulusevski.

Hetuesit besojnë se lojtarët e Juventusit nuk hoqën dorë nga pagat, por pranuan vetëm shtyrjen e pagesave. Disa nga marrëveshjet me futbollistët janë depozituar në Lega Calcio, por të tjerat dyshohet se kanë qenë marrëveshje private të mbajtura të fshehura nga organet kompetente.

Disa nga ato marrëveshje private u gjetën në e-mailet e klubit dhe do të merrnin pagën edhe në rast të një transferimi të ardhshëm. Hetuesit nxjerrin në pah zakonin e mbajtjes së disa prej këtyre dokumenteve konfidenciale jashtë selisë së klubit, duke i shkatërruar ato pasi të përmbusheshin marrëveshjet.

Midis tyre, mund të ketë një marrëveshje private me Ronaldon, i përmendur në një përgjim telefonik mes drejtorëve të klubit, por që hetuesit nuk e kanë gjetur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Modric shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi skuadrën e tij më të mirë me gjashtë lojtarë

Modric shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi skuadrën e tij më të mirë me gjashtë lojtarë

Ndërkombëtare
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Flick tregon pse nuk e grumbulloi Ansu Fatin dhe ka një kërkesë për spanjollin

Flick tregon pse nuk e grumbulloi Ansu Fatin dhe ka një kërkesë për spanjollin

La Liga
Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit zhvillon takim me Ancelottin

Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit zhvillon takim me Ancelottin

La Liga
Kalo në kategori