LAJMI I FUNDIT:

Një gazetare e pavarur ruse u vra gjatë bombardimeve të Kievit

Një gazetare e pavarur ruse u vra gjatë bombardimeve të Kievit

Një gazetare ruse u vra sot gjatë bombardimit të kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Oksana Baulina po filmonte shkatërrimin e një qendre tregtare dhe vdiq si pasojë e bombardimeve.

Ajo ka punuar për një portal të pavarur në Rusi, Insider, i cili më së shumti raportonte për korrupsionin në qeverinë ruse.


Një tjetër person raportohet se u vra së bashku me gazetaren dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ndryshe, deri më tani janë vrarë katër gazetarë gjatë raportimit të agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/