LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër komandant rus u vra nga forcat ukrainase

Një tjetër komandant rus u vra nga forcat ukrainase

Lajmet për vdekjet e oficerëve të lartë në ushtrinë ruse janë bërë pothuajse të përditshme, megjithëse janë të pazakonshme.

Të paktën historikisht, figura të tilla kanë tentuar të mos vendosen pranë vijës së parë të konfliktit dhe në vend të kësaj të pozicionohen larg vendeve më të rrezikshme gjatë luftërave.

Megjithatë, koloneli Aleksey Sharov, komandanti i Brigadës 810 të Marinsave të Detit të Zi, raportohet të jetë bërë viktima më e fundit brenda forcave të Vladimir Putinit.


Vdekja thuhet se është konfirmuar për mediat ruse nga zyrtarë në vend.

Ndryshe, Ukraina ka konfirmuar se deri më tani ka vrarë gjashtë gjeneral të lartë të ushtrisë ruse që nga koha kur e pushtoi shtetin ukrainas. /Telegrafi/