Presidenti i FIGC, Gravina: Juventusi do të përjashtohet nga Serie A nëse Superliga Evropiane realizohet
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina këmbëngul se Juventusi do të përjashtohet nga Seria A nëse Superliga Evropiane realizohet.
Presidenti i Bianconerëve, Andrea Agnelli është një nga arkitektët e garës së shkëputur që u shpall nga 12 klube evropiane një vit më parë, por dështoi brenda 48 orëve.
Nëntë nga këto 12 klube kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga gara dhe vetëm Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona janë ende zyrtarisht të përfshirë në projekt.
Presidenti i Juves, Agnelli tha në fillim të këtij muaji se kontrata e nënshkruar me organizatorët e garës është ende e vlefshme për 11 nga ato 12 klube.
“Ajo kontratë është vetëm një hipotezë, por Juventusi do të përjashtohej nga Seria A nëse bëhet realitet”, ka thënë fillimisht Gravina për gazetën La Repubblica.
“Superliga Evropiane është përgjigja e gabuar për një problem real. Italia duhet të mendojë se si ta bëjë ligën më tërheqëse për tregje në zgjerim si ai arab, ku për momentin nuk mjaftohen”.
Interi dhe Milani ishin të vetmet klube të Serie A të përfshirë në garë dhe Nerazzurrët janë i vetmi klub që u largua zyrtarisht nga projekti falë një klauzole të përfshirë në kontratën e tyre me organizatorët e Superligës Evropiane.
Futbolli italian po përballet me një moment mendimi pasi nuk ka asnjë klub të Serie A në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ndërsa Azzurrët duhet të kalojnë në “play-off” të Kupës së Botës për t’u kualifikuar në Katar 2022.
Megjithatë, Gravina ka besim të plotë te Roberto Mancini dhe ekipi i tij.
“Ai humbi një ndeshje nga 40 ndeshjet e fundit. Ai nënshkroi një kontratë të re para Euro 2020 pa e ditur se ne do ta fitonim atë”.
“Seria A nuk është kundër meje, vetëm dy ose tre persona janë. Ka rezistencë nga disa prej protagonistëve të vjetër të futbollit që nuk i kanë bërë të mirën organizatës dhe sot nuk mund të jenë referencë qeveritare”, përfundoi Gravina. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend