LAJMI I FUNDIT:

Agnelli thotë se Superliga nuk ka dështuar, ndërsa refuzoi t’i komentojë deklaratat e Tebas për krahasimin Putinin

Agnelli thotë se Superliga nuk ka dështuar, ndërsa refuzoi t’i komentojë deklaratat e Tebas për krahasimin Putinin
(Foto: Twitter/FTL)

Andrea Agnelli ka thënë se 11 klube janë akoma të lidhur për projektin e Superligës Evropiane, sepse kanë nënshkruar kontratë prej 120 faqesh, ndërsa ka theksuar se projekti nuk ka dështuar.

Projekti i Superligës Evropiane u lansua në prill të vitit të kaluar, mirëpo pas reagimeve të shumta, shumica e klubeve u tërhoqën, pos Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës.


Duke folur në Samitin e Biznesit të Futbollit në Londër, padroni i Zonjës së Vjetër fillimisht deklaroi se projekti nuk ka dështuar.

“Superliga nuk ka dështuar. Sipas mendimit tim, futbolli evropian ka nevojë të madhe për reforma. Nuk do t’i pranoj pyetjet në lidhe me Tebas, deklaratat e tij flasin vet”.

“UEFA e ka ditur se unë si president i Juventusit kam qenë duke punuar për diçka ndryshe. Superliga është punë kolektive e 12 ekipeve, jo të një personi. 12 klube nënshkruan kontratë 120-faqëshe dhe ajo është ende e detyrueshme për 11 prej këtyre klubeve”, ka pohuar Agnelli.

Tebas për Superligën Evropiane: Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona gënjejnë më shumë se Putini
Lexo po ashtu Tebas për Superligën Evropiane: Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona gënjejnë më shumë se Putini

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i ka kritikuar sërish ka kritikuar presidentët e Juves, Barcës dhe Realit, duke thënë se ata gënjejnë më shumë se Vladimir Putini kur bëhet fjalë për diskutimin e Superligës Evropiane.

“Për të qenë i sinqertë, sa herë që lexoj për Superligën Evropiane, irritohem, mendoj se ata gënjejnë më shumë se Putini”, ishin mes tjerash fjalët e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori