LAJMI I FUNDIT:

KSI Maqedoni me thirrje për vaksinim: Do të propozojmë lehtësim gradual të masave

KSI Maqedoni me thirrje për vaksinim: Do të propozojmë lehtësim gradual të masave

Komisioni për Sëmundje Infektive informon se në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u diskutua për situatën aktuale epidemiologjike me qëllim intensifikimin e fushatës së vaksinimit kundër Covid-19, duke vendosur informacione të verifikuara shkencërisht në rrjetet sociale dhe mediat, me qëllim informimin dhe edukimin e duhur të publikut në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

Nga KSI thonë se edhe pse situata është e qetë, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se virusi është i pranishëm dhe vaksinimi është mënyra më e sigurt për të parandaluar formën e rëndë të sëmundjes, shtrimin në spital dhe vdekjen.

“Komisioni për Sëmundjet Infektive, në përputhje me rrezikun epidemiologjik, si dhe situatën me vendet evropiane, do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën aktuale dhe, nëse është e mundur, do të propozojë lehtësim gradual të masave”, thonë nga KSI./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori