Partia Demokratike e Kosovës (PDK) qeverisjen njëvjeçare të Albin Kurtit po e cilëson vit të praktikantëve e pa ndonjë progres.
Rinia e PDK-së në një aksioni të mërkurën para objektit të Qeverisë vendosen disa pankarta nëpërmjet të cilave kanë renditur sipas tyre mashtrimet dhe skandalet që Qeveria Kurti 2 bëri përgjatë një viti.
“Buka 0.99 cent”,” Mashtrimet e Besnik Bislimit”, “Nafta 1.58 centë”, janë disa nga mbishkrimet e pankartave të vendosura tek objekti i qeverisë.
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi drejtoi kritika ndaj qeverisjes Kurti edhe për ikjen e të rinjve.
“Fatkeqësisht ky është një vit i praktikantëve që nuk shënuan asnjë progres. Gjatë 365 ditëve kemi parë gjithçka por vetëm qeverisje jo. Qytetarët për një vit rresht kanë parë paaftësinë e Qeveris Kurti për të qeverisur. Gjatë kësaj periudhe qeveria Kurti me paaftësinë e saj ka krijuar një listë të gjatë të dështimeve shtime dhe keqmenaxhimeve duke shpërfaqur një paaftësi të madhe në qeverisje e cila vjen ekskluzivisht nga mungesa e kompetencës, dijes, vizionit dhe vullnetit për punë.
Rinia e Kosovë e cila në masë të madhe i ka besuar Albin Kurit në zgjedhjet e fundit e në fillim të vitit të kaluar por në fund të vitit prej 100 mijë prej tyre mësynë dyerve të ambasadave për të kërkuar viza dhe për t’u larguar nga Kosova”, tha Bislimi.
Bislimi pati kritika edhe për diplomacinë kosovare. Ndërkohë që theksoi edhe se për një vit qeverisje të Kurti është shtrenjtuar edhe shporta ushqimore për qytetarët e vendit.
“Për një vit qeverisje diplomacia kosovare lëre që nuk ka ekzistuar por ka shënuar regres aq të madhe saqë ka përfunduar me skandale e paaftësie elementare me gabimet e flamujve të shteteve e me gënjeshtrat e deklaratave të zyrtarëve perëndimore.
Për një vit të kësaj qeverisje, qytetarët e Kosovës janë varfëruar më së shumti që nga paslufta. Shporta ushqimore e qytetarit të Kosovës është shtrenjtuar aq shumë saqë qytetarët mezi po ia dalin ta mbyllin muajin. Kjo qeveri për një vit ka arritur të krijojë disa qindra vende pune vetëm për nipat, dajtë dhe familjarët e ministrave dhe deputeteve të VV.
Qeveria e Kurti do të mbahet mend për rekordin e tenderëve një burimore. Para se të behet kryeministër, Albin Kurti premtoi banesa me çmime të përballueshme çiftet e reja. Por ky premtim u harrua tërësisht gjatë këtij viti Kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve por ende nuk ka nisur asnjë. Kjo është lista e shkurtër sepse për të numëruar të gjitha do të na duhet më shumë kohë”, tha ai.
Pas përfundimit të aksionit dhe konferencës së Rinisë Demokratike të Kosovës, disa punëtorë të qeverisë larguan pankartat me shënime për qeverisjen e Kurtit. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A