Thor Bjornsson pretendon se ai do ta shpartallonte “Njeriun më të frikshëm në planet”, pasi u etiketua ‘shumë i butë’ nga ai
Hafthor ‘Thor’ Bjornsson është zotuar se do ta “shpartallojë” Martyn Fordin pasi britaniku e talli atë se ishte “shumë i butë” përpara meçit të tij me Eddie Hall.
Ish-kampioni më i fortë në botë, Bjornsson, më në fund u ndesh me Hall të shtunën, duke rrëzuar dy herë rivalin e tij në tokë në ndeshjen e tyre të shumëpritur të boksit, për të marrë një fitore me vendim unanim në Dubai.
Bjornsson mund të përballet më pas me Fordin, i njohur si “Njeriu më i frikshëm në planet”, me kusht që luftëtari britanik të fitojë më 30 prill ndeshjen e tij të boksit kundër Sajad Gharibi i njohur si “Hulkut Iranian”.
Ford kishte parashikuar më parë se Hall do të mundte Bjornsson pasi pretendoi se islandezi nuk ishte mjaft i fortë për botën e boksit.
“Thor ka qenë shumë i egër dy ditët e fundit. Siç thashë para kësaj lufte, unë mendoja se Thor është shumë i butë”, kishte thënë Ford për iFL TV para ndeshjes.
😬 Thor didn't mince his words…
— SPORF (@Sporf) March 23, 2022
Bjornsson, i cili gjithashtu luajti “The Mountain” në “Game of Thrones” ka thënë se do të ishte i gatshëm të përballej me Fordin nëse ai e fiton luftën e tij me Gharibin.
“Nuk jam dakord. Mendoj se do ta shpartalloj”, ka thënë Bjornsson për Boxing King Media duke iu përgjigjur një tjetër prej pretendimeve të Fordit se do ta mposhte islandezin në ring.
Megjithatë, Bjornsson beson se Ford do ta fitojë me lehtësi luftën e tij muajin e ardhshëm.
“Gharibi nuk duket fare në formë. Nuk e njoh djaloshin, por nga fotot që kam parë ai duket i madh. Nuk duket se ka qëndrueshmëri për të bërë më shumë se një raund për mendimin tim. Por nuk e di, do të shohim, kam parë disa pjesë të Martyn Ford, ai duket mirë”, përfundoi islandezi.
Bjornsson ka thënë gjithashtu se do të ishte i hapur për t’u përballur me Hall në një revansh nëse rivali i tij do të pranonte një sërë kushtesh, të cilat përfshijnë një tatuazh me emrin e tij në trup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore