LAJMI I FUNDIT:

Policia akoma në kërkim të dy personave që rrëmbyen 14-vjeçaren në Drenas

Policia akoma në kërkim të dy personave që rrëmbyen 14-vjeçaren në Drenas

Një vajzë 14-vjeçare është grabitur e më pas liruar në Drenas mbrëmjen e së hënës.

Policia ka njoftuar se dy persona e kanë futur me forcë në veturë të miturën.

Më pas këta persona, që janë ende të panjohur për policinë, e kanë shtyrë 14-vjeçaren nga vetura duke e lënë në rrugë.


Viktima është parë nga disa kalimtarë të rastit që ma pas e kanë dërguar në stacion policor.

“Viktima është marrë në pyetje në prani të familjarëve të saj. Për shkak të moshës së saj nuk mund të japim më shumë informacione për rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

E mitura më pas është dërguar për trajtim në qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

“Në bazë të dhënave që ka raportuar doktoresha, e mitura është e shqetësuar, ka dhimbje barku, marramendje, mirëpo në ekzaminimin që është bërë në prani të familjarëve vajza nuk ka shenja të dhunës trupore. Si diagnozë përfundimtare doktoresha ka specifikuar se e mitura ka çrregullim të paspecifikuar të ankthit”, deklaroi Ismet Bogiqi për RTV Dukagjinin.

Me rastin është duke u marrë edhe Qendra për Punë Sociale në Drenas.

Policia thotë se janë duke bërë hetime të detajuara për të zbuluar kryerësit e këtij krimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori