LAJMI I FUNDIT:

Ministria britanike e Mbrojtjes publikon raportin më të fundit sa i përket situatës në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes publikon raportin më të fundit sa i përket situatës në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar raportin më të fundit sa i përket situatës në Ukrainë.

Fillimisht është theksuar se luftime të ashpra akoma po zhvillohen në veri të Kievit, transmeton Telegrafi.

Granatimet e kryeqytetit ukrainas filluan edhe mbrëmë, kurse janë goditur një sërë ndërtesash kolektive dhe një qendër tregtare. Numri i viktimave akoma nuk është konfirmuar.


Zelensky: Ushtarët rusë nuk po dijnë ta gjejnë rrugën për në shtëpi – ne po ua tregojmë rrugën drejt Gjykimit nga Zoti 
Lexo po ashtu Zelensky: Ushtarët rusë nuk po dijnë ta gjejnë rrugën për në shtëpi – ne po ua tregojmë rrugën drejt Gjykimit nga Zoti 

Thuhet se forcat ruse kanë ngecur në verilindje të Kievit, e ato që kanë përparuar drejt Hostomelit në perëndim dhe në veriperëndim, po hasin në rezistencë nga forcat ukrainase.

“Pjesa e madhe e forcave ruse janë akoma 25 kilometra larg qendër të qytetit”, thuhet ndër tjera në raport.

E ministria britanike e Mbrojtjes, ka theksuar se Kievi mbetet akoma cak i sulmeve ajrore ruse, pavarësisht që në këtë rajon prej javësh nuk kanë bërë ndonjë avancim.

Ish-komandanti i KFOR-it, Mike Jackson: Nuk mund të përjashtohet që konflikti në Ukrainë të nxit Luftën e Tretë Botërore
Lexo po ashtu Ish-komandanti i KFOR-it, Mike Jackson: Nuk mund të përjashtohet që konflikti në Ukrainë të nxit Luftën e Tretë Botërore

“Gjatë javëve të ardhshme sigurisht se do t’i japin prioritete  tentimeve për ta rrethuar qytetin”, thuhet në raport.

Të dhënat më të fundit mbi situatën në Ukrainë e kanë publikuar edhe forcat e armatosura të Ukrainës, që kanë bërë të ditur se i kanë shkaktuar dëme të mëdha armikut gjatë ditës së 25-të të pushtimit.

“Pozicioni dhe natyra e veprimi të forcave të armatosura nuk kanë ndryshuar gjatë ditës së djeshme”, thuhet ndër tjera.

Pse Rusia po këmbëngul aq shumë për ta marrë nën kontroll Mariupolin?
Lexo po ashtu Pse Rusia po këmbëngul aq shumë për ta marrë nën kontroll Mariupolin?

Ukrainasit thonë se kanë goditur shtatë objektiva ruse, një aeroplan, katër fluturake pa pilot dhe dy raketa.

Thuhet se rusët kanë zvogëluar intensitetin e përdorimit të aeroplanëve me ekuipazh, por se kanë rritur numrin e fluturakeve pa pilot. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori