LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i shkruan letër ministrave Rizvanolli e Aliu: Nuk ka asnjë projekt, e as mirëmbajtje në infrastrukturën rrugore

Pacolli i shkruan letër ministrave Rizvanolli e Aliu: Nuk ka asnjë projekt, e as mirëmbajtje në infrastrukturën rrugore

Kryetari i AKR-së, njëherit ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli u është drejtuar përmes një letre publike, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrit të Mjedisit, Liburin Aliu.

Pacolli përmes kësaj letre ka shkruar se se çdo gjë ka stagnuar në rrafshin ekonomik, dhe se po bëhet shkatërrimi i pamëshirshëm i ambientit dhe natyrës.


“Ndonëse nuk i di planet e Qeverisë, por nga ajo që shihet që një vit e tutje, nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt në infrastrukturën e sidomos ne ate rrugore, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve aktuale edhe nuk ekziston fare”, shkruan kryetari i AKR-së.

Ai ka shtuar se nuk është hedhur asnjë lopatë as për mirëmbajtje e as për sanimin e rrugëve të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2021, si dhe sipas tij kanë stagnuar edhe punët që kishin filluar para vitit 2020.

Postimi i plotë:

E nderuara ministre e Ekonomisë
I nderuar ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit,

Duke mos pretenduar të hyj në kampet tjera të programit të Qeverisë, unë dua të ndalem te hallet e përditshme të qytetarëve dhe te stagnimi i çdo gjëje në rrafshin ekonomik, dhe te shkatërrimi i pamëshirshëm i ambientit dhe natyrës.

Ndonëse nuk i di planet e Qeverisë, por nga ajo që shihet që një vit e tutje, nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt në infrastrukturën e sidomos ne atë rrugore, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve aktuale edhe nuk ekziston fare. Nuk është hedhur asnjë lopatë as për mirëmbajtje e as për sanimin e rrugëve të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2021. Kanë stagnuar edhe punët që kishin filluar para vitit 2020.

Gjendja e rrugës Prishtinë-Gjilan-Kamenicë, ose Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë jo që është e shkatërruar por paraqesin edhe rrezik permanent për jetrat e njerëzve. Ato janë pa sinjalizime, pa trotuar, me gropa pothuajse në çdo metër, me parakolt te thyera, të rrezuar, të shtrembëruar, të zhytur e më përplot mbeturina. Është një ofendim për shoqërinë tonë.

Nuk e di a dilni ndonjëherë në terren dhe a i vëreni këto? Përveç shkatërrimit të makinave, nga ato gropa rrezikojnë edhe jetrat e njerëzve. Ju lutem shkoni e shifni këtë gjendje! Rruga Prekoc, Strezoc-Kamenicë, aksi kryesor neper pjesën lindore te Kosovës,(rrugë e ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës e asaj kohe që shërben edhe si rruge neper të cilën transportohen mineralet nga Artana) , është në gjendje sa të tmerrshme aq edhe alarmante.!!!!,andaj duhet të reagoni urgjentisht.

Duhet reaguar urgjentisht edhe për mbrojtjen e ambientit. Shtretërit e lumenjve po shndërrohen në deponi mbeturinash e pyjet po prehen e po degradohet mjedisi ynë. Kjo letër, i nderuar ministër, nuk ka asnjë qëllim të keq dhe nuk duhet të kuptohet ndryshe, përveç një thirrje për te intervenuar sa me pare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori