LAJMI I FUNDIT:

Ylli mposht Bashkimin në Prizren

Ylli mposht Bashkimin në Prizren

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 66:80 (15:23, 19:18, 12:16, 20:23), në xhiron e 23-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen mjaft mirë me një seri prej 2:11, e më pas shkon në epërsi prej dhjetë pikësh, 6:16, kurse epërsinë më të lartë e kishte 11:23, ndërsa çereku i parë përfundon 15:23. Therandasit në periudhën e dytë arritën epërsi deri në 13 pikë, 20:33, por vendasit nuk u dorëzuan duke ngushtuar shifrat, kurse pjesa e parë përfundon 34:41.


Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë, duke ngushtuar rezultatin në katër pikë, 37:41, megjithatë, më pas mysafirët sërish kontrolluan lojën, duke mos lejuar shkrirjen e epërsisë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:57.

Vendasit dhanë maksimumin në dhjetë minutat e fundit, megjithatë, rikthimi i madh nuk ndodhi dhe Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 66:80.

Te Bashkimi u dalluan Terrence Thompson me 16 pikë e 12 kërcime dhe John Florveus me 19 pikë e shtatë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë e gjashtë kërcime, Henrik Sirko me 15 pikë e nëntë asistime dhe Dajuan Graf me 11 pikë e 12 kërcime.

Bashkimi ka nëntë fitore e 14 humbje, kurse Ylli ka 17 fitore e pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori