Kosova pa Strategji Sektoriale të Shëndetësisë, në MSh thonë se kanë krijuar grupet punuese
Kosova aktualisht nuk ka Strategji Sektoriale Shëndetësore, pasi ajo që ishte ka skaduar vitin që shkoi.
Por, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë kanë krijuar gupet punuese për hartimin e Strategjisë së re Sektoriale të Shëndetësisë dhe Planin e Veprimit.
Ndonëse e konsiderojnë dështim mos hartimin e kësaj strategjie, krijimin sa më të shpejtë të saj po e kërkojnë mjekët, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve dhe nga Komisioni parlamentar për Shëndetësi.
Përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress nga Zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se si dikaster në planin operacional kanë edhe strategji specifike dhe plane veprimi që janë aktive.
“Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2018-2021 ka shërbyer si dokumenti kryesor deri në fund të vitit që shkoi. Tashmë që ky dokument është konsumuar, është formuar grupi punues dhe nëngrupet specifike për hartimin e Strategjisë së re Sektoriale dhe Planin e Veprimit, që do të jetë një dokument më afatgjatë.
Në planin operacional, MSH ka planin vjetor të punës 2022 ku përfshihet edhe agjenda legjislative dhe dokumentet strategjike që do të miratohen këtë vit.
Ndryshe, krahas Strategjisë Sektoriale, në sektorin e shëndetësisë ka edhe strategji specifike e plane veprimi të cilat janë aktive dhe në të cilat bazohet puna e MSh-së përfshirë Strategjinë kundër COVID-19, Planin e Imunizimit kundër COVID-19, Strategjinë e Imunizimit kundër gripit sezonal, Strategjinë për HIV/AIDS, Planin Strategjik për rezistencë antimikrobiale dhe dokumente të tjera strategjike”, thuhet në shkresën e MSh-së.
Ndërsa, për mungesën e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore, Oda e Mjekëve të Kosovë fajëson tre ministrat që në vitet e fundit kanë udhëhequr me këtë dikaster.
Kryetari i OMK-së, Pleurat Sejdiu thotë se përkundër pandemisë ekspertët kanë pasur hapësirë që të punojnë për krijimin e Strategjisë së re Sektoriale, për të cilin vlerëson se pa të nuk mund të bëhet asnjë planifikim.
Edhe Sejdiu konfirmon për KP se tashmë janë krijuar grupet punuese dhe po presin që së shpejti të nisin punën në këtë drejtim.
“Tre ministrat e fundit kanë dështuar, mund t’ia lëmë pandemisë mund edhe të mos ia lëmë por jo të gjithë kemi qenë të kyçur në pandemi nuk është ndal jeta, ka pasur hapësirë të punohet në këtë strategji. Dhe pa këtë Strategji Sektoriale çka planifikon. Pa Strategji mbijeton por të thuash se arrij atje, do të punojë diçka, do të përmirësoj diçka, apo do të bëjmë reformë apo do të bëjmë përmirësime në sistem, atëherë nuk ka pa të. Javën e kaluar janë themeluar grupet sektoriale brenda sektorit të shëndetësisë, të cilët po presim të na thërrasin dhe me nis të punojmë… Nuk bën pa strategji, asgjë nuk mund të planifikosh pa strategji sepse pa strategji ti vetëm se ke me parë rrjedhën e trurit nga sistemi shëndetësor”, theksoi ai.
“Krijimi i sistemit, ne nuk kemi sistem, ne kemi shërbime shëndetësore por sistem shëndetësor nuk kemi. Me strategji duhet të krijohet sistemi dhe t’i jepet ngjyrimi i sistemit se shtetet serioze kur e krijojnë një sistem shëndetësor ato gjatë kushteve, qoftë ndërrimet politike që janë normale mund të devijojnë, por assesi të ndërrohet sistemi, kurse ne nuk kemi sistem”, u shpreh Sejdiu.
Nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) kërkojnë një Strategjie Sektoriale të Shëndetësisë afatgjate që do trasonte rrugën shëndetësore në Kosovë, ndërsa të domosdoshëm e konsiderojnë themelimin e një Bordi nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili krahas ndërtimit të strategjisë sektoriale do e bënte edhe mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së saj.
Kryetari i kësaj shoqate, Besim Kodra konsideron se aktualisht në sistemin shëndetësor në Kosovë po punojmë me kozmetikë të sistemit shëndetësor, dhe se një strategji e tillë do të krijonte mundësi që politika të mos ketë ndikim në sistem.
“Aktualisht ne vetëm po punojmë me kozmetik të sistemit shëndetësor për shkak se po bëjmë veprime të cilat nuk janë koherente njëra me tjetrën, një strategji afatgjate do të na e përcaktonte rrugën se sa do të shkojë sektori i shëndetësisë dhe kjo do të krijonte mundësi që politika të mos ketë shumë ndikim në sistemin shëndetësor sepse deri më tani çdo ministër që po vjen po tenton të ndryshojë legjislacionin i cili konsideroj se ka nevojë për ndryshim por nuk është aq urgjent…
Qeveria duhet të miratojë një organ bord i cili do të merrej me ndërtimin e strategjisë dhe pastaj ai bord ta jetë kompetent për të mbikëqyrë zbatimin e saj. Pse po them bord sepse kjo konsideroj që duhet të kaloj përtej MSh, shëndetësia nuk është vetëm shëndetësi, e kemi parë me pandeminë është edhe mirëqenie sociale, është edhe ekonomi, prandaj duhet të ketë një qasje shumë më gjithëpërfshirëse edhe mandej strategjia na orienton neve se kah neve do ta drejtojmë sistemin shëndetësor dhe cilat janë nevojat e qytetarëve”, tha Kodra.
Ndërsa, Shemsedin Dreshaj, anëtar i Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, thotë se sektori i shëndetësisë është dashur qysh vitin e kaluar ta ketë të gatshme Strategjinë Sektoriale për katër vitet e ardhshme.
Deputeti i AAK-së konsideron se qasja e Qeverisë karshi shëndetësisë tregon se nuk mund të pritet për një strategji të mirëfilltë.
“Shëndetësia është dashur që ta ketë qysh vitin e kaluar këtë Strategji Sektoriale për katër vitet e ardhshme, fatkeqësisht unë nuk kam informacion se kjo veçse është bërë dhe këtu duhet të bëhet presion i madh në MSh me qëllim që sa më parë që kjo të realizohet në mënyrë që ne të kemi një sistem të organizuar shëndetësor me caqe të qarta për të nesërmen…
Shëndetësia duhet të jetë prioritet, pra shëndeti duhet të jetë prioritet i kësaj qeverisje që fatkeqësisht nuk është, pra jemi ballafaquar me faktin që e kemi 48% buxhetin më të vogël për shëndetësi sesa vitin që e lamë pas dhe ju në këtë fazë nuk mund të presim që të kemi një strategji të mirëfilltë e cila do të implementohet nga segmenti menaxherial i vendit”, u shpreh ai.
Në shkurt të vitit 2017, ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Imet Rrahmani kishte lansuar Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021, e cila u konsiderua si dokumenti kryesor që përcakton drejtimin dhe qasjen strategjike afatmesme të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje