LAJMI I FUNDIT:

Sot intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror, Kurti: Vendi ka nevojë për një kryeprokuror të guximshëm e profesional

Sot intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror, Kurti: Vendi ka nevojë për një kryeprokuror të guximshëm e profesional
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, ndërsa theksoi se vendi ka nevojë për një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën.

KPK merr vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë i hapur për publikun
Lexo po ashtu KPK merr vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë i hapur për publikun

Lexoni të plotë postimin:


Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.

Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve.

Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.

Këta janë pesë kandidatët e konfirmuar për Kryeprokuror të Shtetit
Lexo po ashtu Këta janë pesë kandidatët e konfirmuar për Kryeprokuror të Shtetit

Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare.

Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori