LAJMI I FUNDIT:

Pas monitorimit të karburanteve, Shqipëria ngre bord për kontrollin e çmimeve të ushqimeve

Pas monitorimit të karburanteve, Shqipëria ngre bord për kontrollin e çmimeve të ushqimeve

Pas ngritjes së Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot ngritjen e një bordi të ngjashëm për të monitoruar çmimet e ushqimeve bazë.

Gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve në vend, Rama ka paralajmëruar se bizneset që do të abuzojnë me çmimet do të mbyllen dhe do t’iu konfiskohet malli.

“Ajo që më ka shqetësuar që shumica ia hedh fajin pakicës dhe pakica shumicës në diskutimet për çmimet dhe për të mos pasur hedhje faji do futemi edhe ne për të krijuar bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve të shportës dhe ky bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe të bizneseve nga shumica e pakica dhe çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk mund të vendosë çmime të ndryshme”, ka sqaruar Rama.


Çmimet e larta rrisin të ardhurat buxhetore në Shqipëri, 26 për qind më shumë në dy muaj
Lexo po ashtu Çmimet e larta rrisin të ardhurat buxhetore në Shqipëri, 26 për qind më shumë në dy muaj

“Ai që do vendos çmime të ndryshme do të humbasë prodhimin, do t’ia konfiskojmë komplet”, deklaroi Rama, duke shtuar se kjo do të bëhet me bazë ligjore të diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme e krijuar nga lufta në Ukrainë.

“Jo me arbitraritete, por me ligj dhe zakon do të kalojmë akt normativ dhe i gjithë ushqimi do të konfiskohet, nëse dikush do të luaj me çmimet. Nuk mund të vendosen çmimet sipas dëshirës. Do të hymë ne për të bërë transparencën e çmimeve”, theksoi kryeministri.

Rama shtoi se çmimet do të vazhdojnë të rriten, por detyrimi i qeverisë sipas tij është të mbështesë familjet e pensionistët. Sipas tij, konsumi nuk ka rënë po pavarësisht kësaj nuk mund të bëhet asnjë eksperiment fitimprurës.

Bordi i Transparancës, çmimi i naftës në Shqipëri shkon në 1.65 euro për litër
Lexo po ashtu Bordi i Transparancës, çmimi i naftës në Shqipëri shkon në 1.65 euro për litër

Rama tha gjithashtu se qeveria nuk ka ndërmend të ulë ose hep taksat mbi çmimin e karburanteve, duke lënë të kuptohet që shtetit i duhet të ardhura për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike.

Më herët është ngritur edhe Bordi i Transparencës për Tregtimin e Karburanteve. Një ditë më parë ky bord vendosi që çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 203 lekë [1.65 euro] për litri, kurse për gazin 93 lekë [0.7 euro] për litri. Këto çmime do të jenë në fuqi deri më 21 mars. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori