LAJMI I FUNDIT:

Zelensky me porosi për ushtarët rusë: Gjithmonë është më i mirë opsioni të dorëzoni armët sesa të vdisni

Zelensky me porosi për ushtarët rusë: Gjithmonë është më i mirë opsioni të dorëzoni armët sesa të vdisni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është deklaruar pas ditës së 21-të të pushtimit rus në Ukrainë, ku me qytetarët ndau informacionet nga frontet në mbarë vendin.

Në fillim të fjalimit të tij, Zelensky porositi sesi kryetari i Melitpoloit është liruar nga ushtria ruse, transmeton Telegrafi.

“Melitopoli ynë nuk do t’i nënshtrohet okupuesve. Ivan Fedorov është liruar. Ushtria ruse e rrëmbeu më 11 mars duke tentuar ta bindin për bashkëpunim, por ai nuk pranoi. Ne jemi ukrainasë, gjithmonë mbrojmë atë që është e jona”, tha Zelensky.


Pas kësaj presidenti ukrainas pati një sërë porosish për trupat ruse që aktualisht gjenden në Ukrainë.

“Okupatorë, shkoni në shtëpi. Akoma keni mundësinë për një gjë të tillë. Çdo ushtar që largohet nga vendi ynë e ka këtë mundësi. E kanë të gjithë ata që nuk kanë vdekur, plagosur apo zënë rob. Trupat ruse janë duke pësuar humbje të mëdha – madje më të mëdha sesa në Siri dhe Çeçeni. Nëse lufta e juaj vazhdon, nënat ruse do të humbin më shumë sesa që humbën në luftën e Afganistanit dhe Çeçenisë. Pse keni nevojë për një gjë të tillë”, porositi Zelensky.

Ai pati edhe një porosi të veçantë për rekrutët rusë që gjenden në Ukrainë.

“Dorëzoni armë. Akoma është opsion më i mirë sesa të vdisni në betejë në tokën tonë”, theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas ka folur edhe për situatën aktuale në Mariupol, që është i rrethuar plotësisht nga forcat ruse.

“Qytetarët e Rusisë! Për çfarë dallon bllokada e juaj e Mariupolit nga bllokada e Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore? Lavdi gjithë dëshmorëve dhe viktimave”, theksoi i pari i shteti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Kalo në kategori