LAJMI I FUNDIT:

KPK merr vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë i hapur për publikun

KPK merr vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë i hapur për publikun

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun.

Gjithashtu, KPK njofton se procesi do të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, transmeton Telegrafi.

“Me qëllim të avancimit të transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit të një procesi kredibil dhe me integritet, të drejtë dhe objektiv, të bazuar në vlerat e barazisë dhe meritokracisë, me propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), sot, në takimin e 210-të, ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, përkatësisht të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe të transmetohet në Radiotelevizionin Publik të Republikës së Kosovës (RTK)”, thuhet në njoftim


Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që Konceptdokumentet e të gjithë kandidatëve të publikohen në uebfaqen zyrtar të sistemit prokurorial.

“KPK-ja mbetet e përkushtuar që të respektojë në tërësi aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe të zbatojë standardet më të avancuara gjatë gjithë procesit të emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit”, theksohet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori