LAJMI I FUNDIT:

NATO-s mund të duhet t’i rrisë forcat në lindje – thotë Stoltenberg

NATO-s mund të duhet t’i rrisë forcat në lindje – thotë Stoltenberg

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg sapo ka folur në një konferencë për shtyp, ku tha se agresioni rus i Ukrainës ka krijuar një “realitet të ri sigurie” në Evropë.

Dhe sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai vlerëson se pozicioni ushtarak i NATO-s duhet të jetë gati për këtë realitet të ri.

Ndryshe, nesër udhëheqësit e NATO-s do të fillojnë të diskutojnë masat konkrete për të përforcuar sigurinë në një afat më të gjatë, thotë Stoltenberg.


Në tokë, këto masa mund të përfshijnë “thelbësisht më shumë forca” në pjesën lindore të aleancës, thotë ai, në një gjendje më të lartë gatishmërie.

Ne do të konsiderojmë gjithashtu “rritje të mëdha” në dislokimet tona detare dhe ajrore, forcimin e mbrojtjes raketore dhe ajrore dhe gjithashtu rritjen e mbrojtjes kibernetike, ka shtuar shefi i NATO-s.

Stoltenberg thekson se përforcimi i mbrojtjes në aleancë do të kërkojë para të tjera dhe ai ka mirëpritur lëvizjet e Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

Botë
Kalo në kategori