LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qytetarët e Kosovës po e kanë të vështirë që t’i sigurojnë produktet elementare

Krasniqi: Qytetarët e Kosovës po e kanë të vështirë që t’i sigurojnë produktet elementare

Deputeti dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se me këtë rritje të çmimeve në vend, qytetarët po e kanë të vështirë që t’i sigurojnë produktet elementare.

Krasniqi gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka theksuar se vendi ka hyrë në një situatë të pakontrolluar.

“Është thirr një seancë e jashtëzakonshme, sepse gjendje është e tillë. Mesatarja e rritjes së çmimeve për vitin 2021 ka qenë 3.4 për qind, ku vetëm prej 1 janarit deri në muajin shkurt inflacioni ka qenë 1.1 për qind. Nga shkurti i vitit të kaluar, deri në shkurtin e këtij viti, inflacioni ka arritur në 7.5 për qind, rekord i pa mbajtur mend në Kosovë. Kjo tregon se kemi hyrë në një situatë jo të kontrolluar”, tha Krasniqi.


Sipas tij, ka rritje të theksuar të çmimeve të produkteve elementare.

“Po flasim për rritje të çmimeve të produkteve më elementare. ASK ka nxjerrë matjet e fundit, kur për bukë dhe drithëra ka rritje prej 15.7 për qind. Kjo e bënë shumë të qartë situatën që jemi përfshirë, po ashtu e bënë të qartë situatën në të cilën qytetarët e Kosovës e kanë të vështirë që t’i sigurojnë produktet elementare me nivelin e pagave që i kanë dhe ndihmat sociale që ata i marrin”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori