LAJMI I FUNDIT:

Dosja e Prokurorisë për policët e arrestuar në operacionin “Pika”

Dosja e Prokurorisë për policët e arrestuar në operacionin “Pika”

“Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit “, “Kontrabandimi i mallrave”, janë veprat penale për të cilat po dyshohen 25 zyrtarët policor për të cilët Prokuroria e shtetit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.

A.K, A.SH, A.H, B.L, D.L, F.S, F.GJ, G.A, G.H, G.SH, G.T, H.D, H,P, H.H, I.D, I.T, K.S, L.H, M.B, R.T, S.M,XH.H, XH.H dhe XH.L, janë inicialet e personave zyrtar ku sipas Prokurorisë, prej muajit gusht deri në dhjetor të viti 2021, në pikën kufitare “Qafë Morinë”, në Regjionin e Gjakovës, në cilësinë e personave zyrtarë në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Përendimi me detyrë në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit, në vazhdimësi kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare.

Prokuroria Speciale e Kosovës me 7 shkurt të këtij viti kishe pranuar kallëzimin penal nga Inspektorati Policor (IPK), për zyrtarët e lartë cekur se herë në mënyre të organizuar dhe herë individualisht kishin kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke pranuar ryshfet nga qytetaret e Republikës së Kosovës dhe nga ajo e Shqipërisë, për t’ua mundësuar të hynë në Kosovë duke iu shmangur pagesave dhe tarifave doganore.


Me 1 qershor 2021, Prokurori i Shtetit kishte nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj të pandehurve tjerë me dyshimin se kanë kryer veprën penale për të cilën është bërë kallëzimi. Me pas, me 15 tetor te po atij viti Prokurori kishte nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve duke i përfshirë edhe të pandehurit e cekur me lartë.

Kështu sipas prokurorisë kishin vazhduar në zgjerimin e hetimeve për shkak të dyshimeve të cekura në dispozitiv.

Ndryshe, një ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Pika” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Gjakovë dhe Prizren, i cili ka rezultuar me arrestimin e 50 personave.

Aty thuhej se operacionit i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./BetimipërDrejtësi/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori