LAJMI I FUNDIT:

Berjani: Ka rënie të çmimit të naftës në Kosovë, po largohemi nga kriza

Berjani: Ka rënie të çmimit të naftës në Kosovë, po largohemi nga kriza

Ka reflektim të rënies së çmimeve të naftës dhe se Kosova po largohet nga kriza e derivateve.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani duke shtuar se aktualisht çmimet po përcaktohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

“Sa i përket çmimeve dihet se i përcakton bursa dhe organizata e OPEC-ut. Çmimet kanë reflektuar me rënie edhe në Kosovë. Kemi rënie të theksuar, ende është një rënie e lehtë e derivateve që do të thotë se është një sinjal i mirë dhe trendi është në rënie. Sipas të gjitha gjasave, dal nga dal po largohemi nga kriza”, tha Berjani.


Sipas tij, aktualisht në Kosovë, një litër dizell kushton ndërmjet 1.50 euro deri 1.52 euro, kurse benzina po tregtohet me 1.39 euro deri 1.41 euro. Në Shqipëri, një litër derivate kushton 1.77 euro, në Maqedoni të Veriut një litër dizell tregtohet me 1.43 euro, kurse benzina me 1.44 euro. Në Mal të Zi, çmimet variojnë nga 1.45 euro deri 1.58 euro, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë çmimet janë 1.45 euro deri 1.70 euro. Në Serbi, dizelli për një litër kushton 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.65 euro.

Vazhdon rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore
Lexo po ashtu Vazhdon rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore

Pas një ngritje të theksuar të çmimeve të naftës, aktualisht në nivel botëror ka një stabilizim të tyre, ku tashmë një barel naftë po tregtohet nën 100 dollarë.

Sipas Oil Price, një barel [159 litra] naftë e papërpunuar po tregtohet me 101 dollarë nga 114 dollarë që ishte ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 98 dollarë kundrejt 110 dollarë për barel.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë një konference për medie kishte thënë se nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë në tregun e Kosovës.

Hajdari gjithashtu ka theksuar se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori