Për 110 pacientë, FSSh ka paguar 1 milionë e 347 mijë euro për transplantim të veshkave
Në mungesë të ligjit për transplantim të organeve, pacientët që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, detyrohen që transplantimin ta bëjnë jashtë Kosovës.
Fondi për Sigurime Shëndetësore (FSSh), për 110 pacientë, ka paguar shumën prej 1 milionë e 347 mijë e 600 euro.
110 kërkesat për transplantim të veshkave me shumën e larpërmendur, FSSh i ka përkrahur nga viti 2017 deri më 2022.
Shqipëria dhe Turqia janë dy vendet që më së shumti përzgjidhen nga pacientët kosovarë për t’u larguar nga aparatura e dializës.
Ndër vite, miliona euro janë shpenzuar nga Fondi për Sigurime Shëndetësore (FSSh), që ka mbështetur pacientët për të kryer transplantimin jashtë Kosovës.
Ky Fond, vetëm gjatë muajit janar të këtij viti ka pranuar dy kërkesa për mbështetje financiare për transplantim të veshkave, që kalojnë vlerën e mbi 30 mijë eurove.
Klinika e Nefrologjisë nga janari i vitit të kaluar, ka rekomanduar që 75 pacientë që t’i nënshtrohen transplantimit të veshkave.
Mimoza Berbatovci-Ukimeraj, drejtëreshë e kësaj Klinike, në emisionin “De Jure” tha se të gjitha rastet që rekomandojnë, janë pacientë që e kanë siguruar donatorin.
“Transplantimi i veshkës në Kosovë nuk realizohet në mungesë të ligjit përkatës. Sa i përket referimeve nga janari i vitit të kaluar, pra nga janari i vitit 2021 e deri më tash në shkurt të 2022 në Klinikën e Nefrologjisë nga kolegjiumi i mjekëve nefrolog janë rekomanduar 75 raste. Të gjitha rastet kanë kërkuar rekomandimin dhe fillimisht këta pacientë kanë siguruar donatorin, do të thotë dhuruesin sepse dihet që për t’u realizuar transplantimi i veshkës nevojitet dhuruesi i cili duhet të jetë pjesëtar i familjes, dhuruesi dhe marrësi duhet të kenë një pajtueshmëri mes vete”.
“Kështu që, për ta realizuar një transplantim neve na nevojitet edhe një sërë analizash të cilat janë analiza mjaft të sofistikuara dhe që realizohen në qendrat përkatëse se ku do të realizohet transplantimi. Pacientët të cilët trajtohen me hemodializë, të gjithë janë kandidatë për transplantim të veshkës, do të thotë transplantimi i veshkës nuk indikohet vetëm moshave të reja, përfshin moshat e reja po edhe moshat e avancuara varësisht prej gjendjes klinike të tyre. Se çfarë hapash mund të marrim, ne mund t’iu ofrojmë hemodializën deri në momentin e gjetjes së dhuruesit ose donatorit nga ana e pacientëve dhe nga ana jonë jepet rekomandimi për trajtim”, tha ajo në emisionin “De Jure”, transmeton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje “xhentëllmenësh”, por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj