LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Duhet të marrim iniciativë ligjore si Komision, që ta hartojmë ligjin për transplantim të organeve

Zemaj: Duhet të marrim iniciativë ligjore si Komision, që ta hartojmë ligjin për transplantim të organeve

Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë, tani deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe pjesë e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se nëse ky ligj nuk do të iniciohet nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), do të ndërmarrin iniciativë si Komision për hartimin e ligjit për transplantim të organeve.

Zemaj tha se është për keqardhje që MSH nuk e ka paraparë në agjendën legjislative ligjin për transplantim të organeve për këtë vit.


Përmes këtij ligji, ai thotë se do të përfitonin pacientët që aktualisht janë në dializë.

“Janë qindra pacientë që e kanë kryer këtë transplantim të organeve sidomos atë të veshkës që janë tepër të rënda dhe tepër të kushtueshme, mbi të gjitha edhe kujdesi pas operimit që është bërë jashtë Republikës së Kosovës, do të thotë kjo fare nuk përmendet nga kjo qeveri dhe duket për ta që është më tepër diçka e cila nuk është në interes ditor ose në interes të zgjidhjes së shpejtë, e cila do të duhej të ishte më tepër se imediate për nevojat që i ka qytetari i Kosovës ose pacienti fatkeqësisht në këtë aspekt”.

“Ne do të kërkojmë edhe si anëtarë të këtij komisionin, do të insistojmë që të vije ky projektligj ose atëherë neve na duhet të marrim vet iniciativë ligjore si Kuvend dhe si Komision nëse mund ta sigurojmë përkrahjen e shumicës që ta kemi një ligj të tillë dhe të mos pësojnë qytetarët, pacientët tanë apo njëherësh edhe buxheti i Kosovës që e përmenda në fillim ajo shumë që pak a shumë ndihmon po tepër është e mangët në raport me kërkesat që kanë pacientët tanë për trajtime mjekësore ose për kërkesa për trajtime mjekësore”, tha Zemaj në emisionit “De Jure” njofton betimi për drejtësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori