LAJMI I FUNDIT:

Shqetësime se Kosova mund të shndërrohet në vend prodhues droge, në tre muaj u konfiskuan narkotikë në vlerë gati 2 milionë euro

Shqetësime se Kosova mund të shndërrohet në vend prodhues droge, në tre muaj u konfiskuan narkotikë në vlerë gati 2 milionë euro

Gjatë vitit 2022 Policia e Kosovës ka zbuluar dy laboratorë droge, vlera e materialit brenda së cilëve kap vlera milionëshe. Policia është në kërkim të laboratorëve tjerë.

Statistikat tregojnë se në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve të narkotikëve sidomos kokainës.

Vetëm në tre muajt a parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka zbuluar dy laboratorë të sofistikuar droge.


Reshat Murseli nga Policia e Kosovë thotë për RTV Dukagjinin se laboratorët e tillë të drogës është vështirë për t’u zbuluar.

“Nga pamja e jashtme është e vështirë të vërehet se është një laborator. Kryesisht duken si objekte të mbyllura apo të pashfrytëzuara. Gjithashtu është shumë e vështirë të vërehet se në atë objekt po kultivohet diçka”, tha Murseli, përcjell Telegrafi.

Por edhe gjatë vitit 2021 Policia e Kosovës ka arritur të zbulojë tre laboratorë droge.

“Kemi zënë 845 bimë narkotike gjatë vitit të kaluar vlera e të cilave në treg do të kushtonte rreth gjysmë milionë euro. Ndërsa gjatë këtij viti vlera e bimëve të konfiskuara, e llogaritur me çmime të tregut do të kalonte një milionë e gjysmë euro”, shtoi Murseli.

Ai thotë se megjithatë kjo vlerë kalkulohet me çmimin e tregut të Kosovës, pasi sipas tij në tregun ndërkombëtar, këto substanca narkotike do të kushtonin shumë më tepër.

Prej shumë vitesh, Safet Blakaj me qendrën e tij “Labirint” zhvillojnë hulumtime në lidhje me përdorimin e substancave narkotike në Kosovë.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionet e fundit në Kosovë. Ka një trend që kanabisi të prodhohet edhe në objekte të brendshme”, deklaroi Blakaj.

Avokati Skender Musa thotë se Kosova pos një vendi transit, mund të bëhet edhe një vend prodhues i narkotikëve.

“Është rrezik i madh që Kosova të shndërrohet në vend transit të drogës, por rreziku akoma më i madh është se po shfaqen mjaft shumë laboratorë të drogës, duke pasur parasysh se jemi një vend shumë i vogël me një popullatë shumë të re që lehtë mund të bien nën ndikimin e drogës dhe të fillojnë të bëhen tregtarë të drogave dhe prodhues masiv të tyre”, deklaroi Musa.

Blakaj thotë se është shqetësuese se në katër pesë vitet e fundit ka një ngritje të madhe të përdorimit të drogës së llojit të kokainës.

“Para katër viteve mosha e përdoruesve të kokainës në Kosovë ka qenë 35-45 vjeç. Derisa në vitin e fundit kjo moshë ka rënë nën 25-vjeç. Por ka shqetësime për raste sporadike që kokainën po e përdorin edhe të rinjtë e moshës 20-vjeç”, deklaroi Blakaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori