LAJMI I FUNDIT:

Dy vite pandemi, IKSHPK: Vazhdoni të respektoni masat parandaluese kundër COVID-19

Dy vite pandemi, IKSHPK: Vazhdoni të respektoni masat parandaluese kundër COVID-19
Foto: Ilustrim

Ka dy vite që janë paraqitur rastet e para të infektuara me virusin COVID-19 në Kosovë.

Por edhe sot e kësaj dite,  Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike bënë thirrje që të vazhdohet të respektohen masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

“Dy vjet më parë u raportuan rastet e para me COVID-19 edhe në vendin tonë! Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!”, deklaron IKSHPK.


Po ashtu sipas IKSHPK-së, stafi mjekësorë po punon pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë.

Pandemia që nuk po merr fund - dy vite përballje me “armikun e padukshëm” COVID-19
Lexo po ashtu Pandemia që nuk po merr fund - dy vite përballje me “armikun e padukshëm” COVID-19

“Ekipet e IKSHPK po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë!”, njofton IKSHPK.

Ndër tjerash me 13 mars 2020 u raportuan dy rastet e para të infektimit me COVID-19, në Kosovë. E që nga atëherë e deri më tash në Kosovë sipas të dhënave nga MSh-ja, me virusin COVID-19 janë prekur 226 mijë e 845 qytetarë, ndërkaq jetën e kanë humbur 3 mijë e 124.

Kurse nga fillimi i vaksinimit e deri më sot në Kosovë janë vaksinuar 1 milion e 817 mijë e 550 qytetarë, 818 mijë e 255 prej tyre kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Në anën tjetër, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar vetëm 32 raste të reja me virusin COVID-19, kurse aktualisht numri i rasteve aktive ka rënë në 748./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori