Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e çmimeve për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve të furnizimit. Kjo shoqatë kërkon që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të jetë 8 për qind në mënyrë që të dalin nga kriza në të cilën ndodhen.
Arian Vranica nga kjo shoqatë thotë se ngritje do ketë në të gjithë gastronominë.
“Nuk është që do rritet vetëm çmimi i makiatos, ka ngritje pothuajse të gjithave produkteve në sektorin e gastronomisë si pasoj e kostos së lartë së prodhimit dhe kostos së lartë së transportit dhe furnizimit gjë e cila ndikon në blerjen e produkteve nga furnitorët. Nuk është kjo një lloj vendimi, kjo është gradualisht, shkon në përputhje me gjendjen dhe me krizën e cila vetëm po shkon duke u thelluar. Kemi pa edhe çmimet e vajit, miellit, sheqerit, kripës po ashtu edhe të kafes”, thotë Vranica.
Derisa presin takim me Ministrinë Financave dhe Ministrinë e Tregtisë, ai kërkon nga Qeveria rishqyrtimin e kërkesave të tyre.
“Nuk është qëllimi me rreziku konsumin, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Ose duhet të rriten çmimet ose duhet të rritet infomaliteti brenda bizneseve të cilat dëshirojnë ta ruajnë stabilitetin e çmimeve. Qeveria, Ministria e Financave, Ministria Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë t’i shqyrtojnë heqjen ose uljen e disa prej tatimeve, kostos së prodhimit. TVSH- ja në 8 për qind do të ishte një përkrahje e jashtëzakonshme për sektorin tonë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të dalim sa me shpejtë nga kjo gjendje e krizës e cila po thellohet çdo ditë e më shumë”, tha ai për KP.
Pronari i një kafiterie në kryeqytet, Faton Osmani thotë se nuk do te bëjnë rritje vetëm te kafet, por edhe te ushqimi.
“Arsyeja që do t’i rrisim kafet është njerëzit kanë shumë pagat e vogla 250-300 euro, nuk e di se si po mbijetojnë, kështu që ne ende nuk kemi marrë qind për qind me i shtrenjtuar kafet, por po shihet që është luftë Rusi-Ukrainë edhe importi-eksporti është më i ngadalshëm dhe ne e kemi marrë parasysh. Ende nuk kemi biseduar me oden e gastronomisë, kështu që kur të marrim vendimin, ne do t’i rrisim kafet. Kur të marrim vendimin do t’i rrisim kafet, jo veç kafet por edhe pjesa e ushqimit”, deklaroi Osmani.
Për qytetarë rritja e çmimit të kafes nuk është shqetësim. Ata thonë se kafja nuk është elementare. Përparim Uka thotë se për të rinjtë ky vendim do të jetë i mirë, pasi që ata do t’i vizitojnë më pak kafiteritë.
“Shtrenjtimi i kafes për mua është ide e mirë, për shkak së të rinjtë besoj që e stopojnë pak kafet, i kthehen bibliotekave e librave më shumë se kafiterisë. Shpresoj se ky shtrenjtimi i kafeve t’i bej mirë studenteve dhe t’i kthehen bibliotekës e të mësojnë”, tha ai.
Albert Zenuni thotë se pasi që ka rritje në të gjithë sektorët, nuk e ka problem shtrenjtimin e kafes.
“Janë shtrenjtuar të gjithë, edhe kafet le të shtrenjtohen. Kafja nuk është elementare, mundemi edhe pa kafe me jetuar”, shprehet ai.
Fitore Kryeziu thotë se shtrenjtimi i kafes është e përballueshme.
“Shtrenjtimin e kafes e përballojmë disi. Për disa qytetarë po, për disa jo varet. Për mua nuk e kam problem edhe pse është rritur”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos