LAJMI I FUNDIT:

Abramovich po mundohet ta “fsheh” super-jahtin, zbarkohet në Mal të Zi

Abramovich po mundohet ta “fsheh” super-jahtin, zbarkohet në Mal të Zi

Super-jahti 513 milionë eurosh i miliarderit rus Roman Abramovich u ankorua në Mal të Zi të shtunën derisa oligarku po përballet me sanksione.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, anija luksoze Solaris mbërriti në portin e Tivatit pasi u largua nga Barcelona të martën – dy ditë para se Abramovich të sanksionohej nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Besohet se ai donte ta zhvendoste jahtin e tij jashtë ujërave të Evropës Perëndimore për shkak të rrezikut që ai të sanksionohej nga BE-ja për lidhjet e supozuara me presidentin rus, Vladimir Putin.


Mali i Zi nuk është në BE, kështu që mund të shihet si strehë më e sigurt nga Abramovich, i cili po përpiqet ta shesë ekipin Chelsea FC, sipas DailyMail.

Javën e kaluar u bë e ditur se Mali i Zi kishte nënshkruar sanksionet e BE-së kundër Rusisë, por në praktikë deri tani ka përfshirë vetëm vendin që ndalon fluturimet ruse. /Telegrafi/

Super-jahti Solaris (në foto) i Roman Abramovich u ankorua në Mal të Zi këtë mëngjes

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Amerika
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Kalo në kategori