Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas mirëpritjes nga presidenti Erdogan dhe ministri Çavusoglu, ka diskutuar në panelin e liderëve.
Në njoftimin e bërë nga presidenca thuhet që Osmani së bashku me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, folën për rëndësinë e bashkëpunimit global dhe rajonal për paqen dhe prosperitetin në interes të qytetarëve.
“Në vazhdën e takimeve, Presidentja Osmani ka takuar edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq dhe kryeministrin e nominuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilët diskutoi për zhvillimet në rajonin tonë, rëndësinë e përshpejtimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian si dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për tejkalimin e sfidave dhe barierave me të cilat përballemi”, njofton Presidenca.
Tutje, në njoftim thuhet se në Forumin Diplomatik të Antalisë, presidentja Osmani pati rastin të shkëmbejë vlerësime rreth zhvillimeve të fundit edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe me liderë të tjerë botëror, ndërkaq në mbrëmje mori pjesë në darkën e organizuar nga Presidenti Erdogan për liderët nga afro 80 shtete të botës.
Presidentja Osmani poashtu ka takuar Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, Kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Singaporit, si dhe përfaqësues të disa shteteve jonjohëse. Në takime të ndara, Presidentja poashtu bisedoi me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj.Helga Schmidt, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Turkfolëse si dhe me deputetin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk.
Në të gjitha këto takime Presidentja ka potencuar qëndrimin e Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet rajonale dhe globale si dhe ka shtyrë përpara tema të interesit të përbashkët me këto shtete dhe organizata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj