LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar jep ‘dritën e gjelbër’ për shitjen e Chelseat

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar jep ‘dritën e gjelbër’ për shitjen e Chelseat

Shitja e klubit të Ligës Premier, Chelsea thuhet se do të rifillojë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ketë dhënë ‘dritën jeshile’, pavarësisht sanksionimit të Roman Abramovich në fillim të kësaj jave.

Miliarderi rus kishte shfaqur planet e tij për të shitur Blutë pas thirrjeve që pronari i klubit londinez të sanksionohej për lidhjet e tij të dyshuara me presidentin rus Vladimir Putin.

Oligarku ka mohuar lidhjet me Putinin në mes të pushtimit të plotë të Rusisë ndaj vendit fqinj, Ukrainës.


Chelsea vjen me deklaratë zyrtare pasi Mbretëria e Bashkuar i vuri sanksione dhe ia ngriu pasurinë pronarit Roman Abramovich
Lexo po ashtu Chelsea vjen me deklaratë zyrtare pasi Mbretëria e Bashkuar i vuri sanksione dhe ia ngriu pasurinë pronarit Roman Abramovich

Kryeministri Boris Johnson njoftoi se shtatë oligarkëve rusë, përfshirë Abramovich, u ngrinë asetet si pjesë e përgjigjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj luftës së Putinit.

Si pjesë e sanksioneve të shpallura kundër Abramovich të enjten, Chelsea mori një ‘licencë speciale’ për të lejuar klubin të vazhdojë të funksionojë sipas kërkesave të caktuara.

Athletic tani raporton se janë zhvilluar bisedime midis qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Raine, e cila po menaxhon shitjen e klubit të Ligës Premier.

Credit: PA

Sipas publikimit, Raine dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ‘rifillojnë’ procesin e shitjes së klubit siç kishin planifikuar të bënin përpara sanksionimit të Abramovich.

Është sugjeruar se ka ‘besim’ se një marrëveshje për shitjen e Chelseat mund të arrihet ‘brenda katër deri në gjashtë javët e ardhshme’.

Athletic shtoi se ‘disa palë të besueshme të interesuara’ janë duke kërkuar ta blejnë Chelsean, por asnjë ofertë zyrtare nuk është bërë.

Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin
Lexo po ashtu Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin

Raine po synon të sigurojë një licencë të dytë për Chelsean nëse gjendet një ‘ofertues i preferuar’, i cili do ta lejonte atë të shtyjë shitjen e klubit.

Besohet se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të lejojë shitjen e Chelseat vetëm nëse Abramovich mund të provojë se ai ‘nuk do të përfitojë personalisht nga transaksioni’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit

Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit

Premier League
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

La Liga
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

La Liga
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

La Liga
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'

Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'

Premier League
Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?

Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?

Premier League
Kalo në kategori