LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi misterioz i fluturakes në Zagreb të Kroacisë, një operacion i madh në vendin e ngjarjes – vijnë deklaratat nga NATO, Rumania dhe Hungaria

Rrëzimi misterioz i fluturakes në Zagreb të Kroacisë, një operacion i madh në vendin e ngjarjes – vijnë deklaratat nga NATO, Rumania dhe Hungaria

Vendi i rrëzimit të fluturakes prej mbrëmë rreth orës 23:00 është në rrethim nga ekipi i zbulimit të policisë, zjarrfikësit, policia ushtarake dhe qytetarët që po shikojnë me mosbesim skenat e një pjese të një skenari, deri më tani mister në Zagreb të Kroacisë.

Domethënë, sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, thelbi i hetimit policor në vendin e ngjarjes, po përfundon.


Hetuesit hoqën të gjitha fragmentet e dukshme nga sipërfaqja e kraterit dhe zonat përreth ku përfundonin pjesët e fluturakes dhe i ruajtën si provë në mbi një duzinë qesesh të mëdha për t’i dërguar për ekspertizë, identifikim etj.

Një fluturake e panjohur rrëzohet në Zagreb të Kroacisë, ekspertët dyshojnë se ishte ruse dhe fluturoi nga Ukraina
Lexo po ashtu Një fluturake e panjohur rrëzohet në Zagreb të Kroacisë, ekspertët dyshojnë se ishte ruse dhe fluturoi nga Ukraina

Më pas në lëvizje janë ekskavatorët të cilët me urdhër të shërbimeve kompetente do të gërmojnë pjesët e futura në tokë ku fluturakja u përplas në tokë dhe u rrëzua, për ta nxjerrë plotësisht dhe për të përfunduar mozaikun e çuditshëm “që e ngriti Kroacinë në këmbë”.

Se çfarë sekreti tjetër mund të fsheh pjesa e nëndheshme nuk është zbuluar ende.

Gjëja më e rëndësishme është të përcaktohet se kush e lëshoi fluturaken që ra mbrëmë në Zagreb dhe nëse ai erdhi në Kroaci aksidentalisht apo qëllimisht, tha të premten kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

Dhe lidhur me këtë ngjarje të pazakontë, përveç autoriteteve kroate, kanë ardhur deklarime edhe nga NATO, Rumania dhe Hungaria.

NATO i është përgjigjur shkurt një pyetjeje nga mediat kroate.

Shihni se si dukej këtë mëngjes vendi i rënies së fluturakes - që dyshohet se ishte ruse - në Zagreb të Kroacisë
Lexo po ashtu Shihni se si dukej këtë mëngjes vendi i rënies së fluturakes - që dyshohet se ishte ruse - në Zagreb të Kroacisë

“Sistemi i integruar i mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s regjistroi trajektoren e objektit që përfundimisht u rrëzua në Zagreb. Autoritetet kroate kanë njoftuar se po hetojnë incidentin”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Jutarnji List, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë janë deklaruar edhe Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.

Ata thonë se kanë regjistruar një objekt fluturues në hapësirën e tyre ajrore, i cili hyri nga Ukraina dhe u largua nga Rumania pas vetëm tre minutash.

E njëjta ministri tha se shpejtësia, fluturimi i ulët, zona malore dhe kushtet e motit ishin arsyeja pse nuk mund të kishte asnjë veprim të mëtejshëm të mbrojtjes ajrore rumune.

Në Ukrainë gjendet një qytet që quhet Yarun sikurse lagjia Jarun në Zagreb, a është programuar gabimisht fluturakja pa pilot?
Lexo po ashtu Në Ukrainë gjendet një qytet që quhet Yarun sikurse lagjia Jarun në Zagreb, a është programuar gabimisht fluturakja pa pilot?

Ndërsa autoritetet hungareze i janë bashkuar një hetimi për një dron që u rrëzua në Zagreb të premten, tha për SETimes ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

Szijjarto njoftoi në Facebook se kishte biseduar për këtë me homologun e tij kroat.

Sipas të dhënave ekzistuese, shkruan më tej, Jutarnji List, fluturakja kaloi nëpër hapësirën ajrore të disa vendeve të NATO-s përpara se të rrëzohej në Zagreb.

“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet kroate dhe NATO-n”, ka shkruar ministri i jashtëm hungarez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori